BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Politike

"Nuk e dija që Basha ishte i proceduar në Belgjikë", Sali Berisha nxjerr prapaskenat e forta: Një mik më mori në telefon nga Uashington dhe më tha që kreu i PD-së do të ndiqet penalisht, ja çfarë i thashë

"Nuk e dija që Basha ishte i proceduar në Belgjikë",

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të dosjes së Lulzim Bashës, i cili është i proceduar në Belgjikë për 'Toyota Yaris'. 

Berisha u shpreh se nuk kishte dijeni për hetimin e Bashës, por shtoi se deklarata e Ramës në Kuvend dy javë më parë, e kishte bërë të dyshonte se kryetari i PD mbahej peng nga kryeministri për dosjen në fjalë. 

Pjesë nga biseda

A keni patur dijeni se Lulzim Bashë është në ndjekje penale?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute nuk kam patur asnjë dijeni. Ajo që i kam thënë Lulzim Bashës kur kja bërë këtë deklaratë, që kjo që the rrezikon të prishë operacionin dhe nuk mund të bëhej në këtë mëyrë. Pse më tha? Sepse ata mund të mos vinë. Mund të devijojnë rrugën eurot dhe Toyotat. Më tha që po ndiqen me GPS në makinë. E pyeta nga e more vesh se kjo tingëllon keq, është një paralajmërim që i bëhet grupit kriminal që të mos hyjë në Durrës dhe pritësve që të mos dalin në Durrës. Jo, jo më tha, nuk kanë ku të shkojnë. Ditën tjetër kanë ardhur hetues belgë dhe ky ka shkuar me prokurorët e SPAK ose Tiranës, ka dëshmuar, por nuk më ka thënë asgjë se çfarë ka dëshmuar. 

Kur Edi Rama i rikujtoi dosjen belge atëherë sigurisht, unë jam politikan kam nuhatjen time. Mendova se procesi në Belgjikë vazhdon. është një çalo e paimagjinueshme. Del kryetari i opozitës dhe dekonspiron një operacion i cili nuk mund të them ishte i organizuar për të zbuluar grupet kriminale...E pyeta kush të njoftoi ty Lul, më tha një kamarier më mori në telefon nga jashtë. Ti duhet të qartësohesh se ku... Më tha nga një restorant mes Belgjikës dhe Gjermanisë, por nuk më tregoi vendin. Kur Rama ia tha në Parlament... Nga emisioni juaj mora vesh se Belgjika ka dosje të veçantë nga prokuroria shqiptare, ku në mënyrë të çuditshme përfshin, krahas anëtarëve të grupit, edhe Lulzim Bashën. Duke kërkuar marrjen e tij forcërisht etj. Pra, nuk kam ditur se ekziston një dosje në Belgjikë e hapur për Lulzim Bashën për ndjekje penale apo dëshmi me forcë. Sonte i mësova këto dhe vetëm sonte. Por kur Edi Rama ia hodhi në Parlament dosjen aty mora vesh se Edi Rama e dinte për të pa diskutim.

Alban Dudushi: Ajo që më bën përshtypje zoti Berisha, është se ju në Foltore keni përdorur dosjen e Nick Muzin dhe Toyota Yaris. As për dosjen e Nick Muzin s'keni patur dijeni? Për transfertën në SHBA....

Sali Berisha: Nëse Edi Rama thotë të vërteta nuk mund t'i them plaç. Dihej që ky ishte marrë nga belgët në pyetje. Dhe unë e dija që ishte mbyllur. Por kur Rama ia tha, më shtyu të dyshoj se Rama këtë e mban peng përmes dosjes 'Toyota Yaris'. Nëse më ke dëgjuar, edhe në studio te ti, unë kam thënë variantin e Lulzim Bashës sepse i kam besuar Lulzim Bashës i cili më garantoi mua se nuk ka transferuar para në SHBA. Se për paratë, ishte krijuar një shoqatë biznesmenësh shqiptaro-amerikanësh dhe i kishte dorëzuar paratë te Nick Muzin.  

Ambasadori Lu më ka ardhur dhe më tha që paratë janë ruse. Unë e kundërshtova sepse besoja Lulzim Bashën. Dhe unë për këtë kam bërë 10 herë deklarata publike sepse besoja variantin që më shtronte Lulzim Basha. Nuk mund të besoja variantin e Donald Lu dhe nuk mund të besoja që kryetari i partisë të shkonte deri në një akt të tillë derisa të paguhet nga rusët. Dhe në fakt paratë nuk janë ruse, këtu nuk jam gabuar. Por më vonë, një mik më mori në telefon nga Uashington dhe më tha që Lulzim Bashas do të ndiqet penalisht. I thash jo, sepse i besova Lulzim Bashës. Miku nuk u lidh më me mua, as unë me atë. Kur prokuroria e Shqipërisë e akuzoi për larje parash dhe zotëria shkoi çështja deri në Apel, ndodhën disa gjëra. Çështja nuk shkoi deri në Gjykatën e Lartë dhe kjo ishte gjë shumë e rëndë që Edi Rama të mos çonte dosjen nga Apeli në Gjykatën e Lartë, kjo për mua përbënte një shkelje ligjore që nuk mund të bëhej. Por kjo ka ndodhur me Lulzim Bashën. Prokurori i Lulzim Bashës mbante dosjen dhe ditën para skadimit të afatit, dha dorëheqje dhe iku. Kështu Basha nuk u dërgua në Gjykatën e Lartë nga qeveria. Kjo ka ndodhur vonë. 

Më të lexuarat