SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
“Nuk e njoh Alizotin”/ Balla: Nëse gënjej shkoj në kokërr të burgut, rrezikoj 5 vite dënim
Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Tetor 2018
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha të mërkurën në emisionin “Opinion” se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë Fredi Alizotin, i cili në përgjimet e prokurorisë dhe në videon e publikuar nga Partia Demokratike pretendon të kundërtën.
“Nuk e kam takuar ndonjëherë. Nuk e njoh këtë person dhe sot në kallëzimin e depozituar në Prokurori, këto që them para jush i kam thënë edhe atje. Nesër kam kërkuar që të shkoj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që këto që po them këtu t’i them edhe atje”, tha Taulant Balla në Tv Klan.
Pyetjeve se nëse mund të jetë ndonjë Taulant tjetër, Balla iu përgjigj: “Nuk e di, unë nuk jam. Deklaroj me përgjegjësi. Ju e dini që unë kam bërë një kallëzim penal dhe kam deklaruar me përgjegjësi të plotë që nuk e kam takuar, nuk jam unë ky personi. Dhe ju e dini që kallëzimi im, në rast se vërtetohet e kundërta rrezikoj deri në 5 vite burg, marr përgjegjësi të një kallëzimi të rremë, është nga gjobë deri në 5 vite burg, apo jo? Kam edhe unë kritikat e mija për Prokurorinë lidhur edhe me këto përgjime, në asnjë vend nuk mund të dilnin këto përgjime në publik. Në asnjë vend nuk mund të ndodhë që të dalë, më falni, një idiot, të përmendë emrin e një politikani, dhe sigurisht tani ky politikani apo qytetari duhet të justifikojë në media jam, apo nuk jam unë. Nuk jam o vëlla, fare, as nuk e kam takuar asnjëherë.”
Pyetjes së Fevziut se nëse provohet se e ka takuar, Balla iu përgjigj shkurt: “Shkoj në burg, në kokërr të burgut”.
Fredi Alizoti, i cili ka pranuar se është personi që ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në videon “Babale 1”, ka thënë se ka takuar Ballën dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu për çështjen e audiopërgjimit të Albert Veliut.