BREAKING NEWS

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian që ende s'ka mbërritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh nga ajri në zonën ku po qëndrojnë liderat europian, Vjosa Osmani ndërpret fjalimin

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora dhe 1600 nga Elbasani që kanë zbarkuar në Tiranë gati për protestë

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000
x
BREAKING NEWS

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së mesazh të fuqishëm në Tiranë: Hera e parë që...

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së
x
BREAKING NEWS

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep NJOFTIMIN e rëndësishëm

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep
x
BREAKING NEWS

KUJDES, del njoftimi i rëndësishëm! Rrugët e bllokuara në Tiranë, në këto akse rrugore nuk mund të kaloni sot as në këmbë. Ja ku nis 'vija e kuqe'

KUJDES, del njoftimi i rëndësishëm! Rrugët e bllokuara
x
BREAKING NEWS

Udhëtimi nga Tirana në Himarë/ Ndodh incidenti me kryeministrin grek, mediat zbardhin detajet

Udhëtimi nga Tirana në Himarë/ Ndodh incidenti me kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Nisin arrestimet/ Armë zjarri, fenelina e dylbi në makinë! Zbardhen akuzat ndaj personave që vihen në pranga

Nisin arrestimet/ Armë zjarri, fenelina e dylbi në makinë!
x

Politike

“Nuk e shoh të vështirë garën përballë Veliajt”/ Ish deputeti i njohur gati kandidaturën: E shoh veten pjesë të garës për Bashkinë Tiranë

“Nuk e shoh të vështirë garën përballë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gerd Bogdani, thotë se për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale me Partinë e Lirisë, gjithçka do të varet nga primaret.

Në studion e MCN Live, ai pohoi se koha e mbetur është e ngushtë, ndërsa tha se të qenit në pushtet padiskutim të sjell benefite, pasi asnjëherë nuk e respektojnë mos përdorimin e pushtetit për çështje elektorale.

"Ka një konsum shumë të madh të qeverisjes tek qytetarët, për shkak se është keqqeverisur. Zgjedhjet lokale janë tek individi.Ti sot je në kohë krize dhe Bashkia Tiranë merr 6 milionë euro nga fondi i emergjencës dhe i përdor për koncertet.Jam i bindur se kandidati i PS do e bëj çështje politike, por në fund fare janë çështje individi dhe mirëqeverisje, sepse hallet e pushtetit lokal janë të përditshme", u shpreh Bogdani.

I pyetur se si do të bëhen primaret për zgjedhjen e kandidatit, deklaroi se është standard i ri, ku tha se në Shqipëri është hera e parë që përdoret një standard i tillë, ku kushdo mund të shprehë simpatinë e tij dhe përgjegjësia e kandidatit është shumë e madhe, pasi nuk është një emër që del nga lidershipi i partisë dhe lideri i partisë, por del nga vota e anëtarësisë.

Lidhur me bashkëpunimin me Partinë e Lirisë, deklaroi se do të bashkëpunohet edhe përtej këshillave bashkiakë.

"Baza e PD, sidomos në varësi të kandidatit dhe qytetit ku është, demokratët do të jenë të gjithë bashkë në zgjedhjet lokale, sepse kjo është një betejë për të ndaluar keqqeverisjen në Shqipëri, se Tirana ka abuzimin më të madh dhe është më keq se kur u zgjodh Veliaj se ka 5 mijë metër katrorë hapësirë të gjelbër se kur u zgjodh ai.Këtu ndërtohet pa fund se çmimet janë në ekstrem, se ka një pastrim të theksuar parash.

Zgjedhjet lokale vitin tjetër, janë zgjedhje për qytetarët. Jam i bindur se kandidatët e PD, do krijojnë një sinergji shumë më të madhe dhe përtej Partisë Demokratike. Pushteti lokal nuk njeh ngjyra politike.Jam i bindur që s’ka për të ndodhur që të gjitha partitë e opozitës të kenë nga një kandidat. Mund të jetë ëndërr e Partisë Socialiste dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë.Beteja e ardhshme e Tiranës, është individi me individin, për të qeverisur më mirë", u shpreh Bogdani.

Në rast se zgjedhjet e gjejnë Partinë Demokratike të ndarë, Bogdani deklaroi se baza e demokratëve do të jetë e bashkuar, jo vetëm në bazë, por edhe me zërat kritikë në qytet, duke u ndalur tek aktivistët dhe artistët e Teatrit Kombëtar.

I pyetur se çfarë figure i duhet PD, duhet një figurë e pastër politike, e cila jep garanci për të mirëqeverisur me transparencë të plotë, dhe që do ta bëjë qytetin më të jetueshëm.

Nëse e sheh veten pjesë të garës elektorale në zgjedhjet lokale, Bogdani pohoi.

"Padiskutim që po, nga kontaktet me bazën kam një shtysë për këtë, e kam testuar bazën. Sfida ime e parë ka qenë pushteti lokal, në njësinë numër 10.

Nuk e shoh të vështirë garën përballë Veliaj, pasi Tirana është kthyer në një qytet që nuk funksionon. Padiskutim që kam mbështetje politike.

Baza sheh sot prioritetin më të madh ndalimin e keqqeverisjes për Tiranën", theksoi Bogdani.

I pyetur nëse e do Partia e Lirisë si kandidat, Bogdani tha se duhet pyetur, ndërsa shtoi se koalicioni duhet të jetë me bazë të gjerë.

Më të lexuarat