BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Politike

“Nuk është as në Zvicër as Austri”, kryeministri Rama publikon pamjet mahnitëse nga kjo zonë e Shqipërisë dhe zbulon detajin interesant: Do t’u përulem...

“Nuk është as në Zvicër as Austri”, kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e mrekullueshme nga Vermoshi. Rama bën me dije se ka përfunduar projekti i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kryeministri Rama ka zbuluar edhe një detaj tjetër interesant, ku shton se punimet në këtë zonë turistike janë bërë nga 4 punëtorë të zonës, dy prej tyre emigrantë të kthyer nga jashtë.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje që s'janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma jonë zhvillimore e projekti tanimë i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nxitur investime e plane private që do ta kthejnë këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një destinacion europian gjatë kësaj dekade, ju uroj një fundjavë të bukur

* mësova se këtë perlë e kanë bërë duart e katër djemve punëtorë të zonës, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë, të cilët mezi po pres t'i takoj e t'u përulem me admirim e respekt për shijen, cilësinë dhe shembullin fantastik të kësaj pune të mrekullueshme që është edhe një pasqyrë kuptimplotë për dembelët, qaramanët e kukuvajkat e Shqipërisë së klubeve politike, mediatike e internetike