BREAKING NEWS

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela nxjerr skenarin tronditës, zbulon kush e ka ‘fundosur’ Ilir Metën

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela
x

Politike

"Nuk është çështje si fitore apo humbje e dikujt", ish-ministri i LSI godet Bashën për negociatat

"Nuk është çështje si fitore apo humbje e

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se procesi i intergrimit evropian i Shqipërisë me Bashkimin Europian kërkon një pakt kombëtar nga të gjitha partitë.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Haxhinasto u shpreh se integrimi evropian nuk është një çështje për tu llogaritur si fitore apo humbje e dikujt. Ai tha se ata që humbin janë shqiptarët.
 
"Mendoj se një sinjal u dha nga Bundestagu gjerman, nga partnerët tanë të cilët janë mbështetës të jashtëzakonshëm për integrimin e vendit. Mendoj që ishte kambanë e fundit që ra për të ndryshuar përqasjen, për të zgjidhur atë problematike të madhe që nuk mund të bëhet në mënyrë partizane, pra nuk mund të bëhet nga njëra anë e politikës. Po domosdoshmërish  kërkon një pakt kombëtar, një angazhim kombëtar të të gjitha anëve të politikës. Kërkon një ndryshim të mentalitetit. Nuk mund të jetë integrimi evropiane një çështje për tu llogaritur si fitore apo humbje e dikujt, ata që humbin janë shqiptarët", u shpreh Haxhinasto.