BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Politike

“Nuk është hera e parë që janë rrahur e vrarë”, gazetarja ‘ia plas në sy’ Bashës, ja si reagon kreu i demokratëve

“Nuk është hera e parë që janë rrahur e

Kreu i PD, Lulzim Basha teksa fliste për dhunën gjatë shembjes së Teatrit, gazetarja Mirela Milori i ka kujtuar se nuk është hera e parë që në Shqipëri dhunohen, madje edhe vriten protestues, ndoshta duke pasur ndërmend vrasjen e protestuesve në 21 janar.

Basha u përgjigj shkurt me një fjali: “Nuk është hera e parë, por duhet të jetë hera e fundit”.

Pjesë nga biseda:

Basha: S’kemi ç’të flasim më për teatrin, është një nga seritë e vjedhjeve. Është një vjedhje që ka zgjatur shtatë vite, të pasurive tona kombëtare, të bregdetit, të parave të shqipatrëve. Duhet të kuptoni, që mos ta lejoni këtë njeri të largohet nga kjo skenë krimi vetëm me “e lagu, s’e lagu”, “e rrahu, s’e rrahu”.

Gazetarja: Janë rrahur janë vrarë, nuk është hera e parë në Shqipëri…

Basha: Nuk është hera e parë, por duhet të jetë hera e fundit. Vjedhja e truallit te Teatri Kombëtar duhet të ishte sot lajm kryesor. E pranoi në parlament. Pse e vjedh në këtë mënyrë truallin, çfarë e detyron, sepse ky është në një marrëdhënie të pandashme me mafian. Kur merr kaparin, ose do bësh detyrën, ose do hash plumbin. Dhe këta janë pengje të mafias.