BREAKING NEWS

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të
x
BREAKING NEWS

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën
x
BREAKING NEWS

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për
x
BREAKING NEWS

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të
x
BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x

Politike

Nuk është zgjedhur për të qenë kandidate për kryetare, reagon kryebashiakja që ka mbajtur tre mandate: Në ditët e mira dhe të vështira...

Nuk është zgjedhur për të qenë kandidate për

Kryebashkiakja aktuale e Patosit, Rajmonda Balili, teksa ajo nuk do të jetë kandidate për kryetare të Patosit, ka përshëndetur vendimin  e kryesisë së PS për kandidaturat e Qarkut Fier, ku përcjell urimet për Eriselda Sefën në Lushnje, Armando Subashin në Fier, Qerim Ismailin në Mallakastër, Majlinda Bufin në Roskovec, Josif Gorenjën në Divjakë dhe Fatjon Duraj në Patos.

Ndër të tjera ajo shprehet se gjatë drejtimit kë kësaj bashkie ka kryer investime që shumë drejtues burra nuk ja kishin dalë, tek një administratë me 65% të rinj, mbi 50% e nivelit drejtues janë vajza e gra.

Kujtojmë që kur drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla prezantoi kandidatët e Fierit  vlersoi punën e Rajmonda Balilit, teksa tha se duhen energji të reja.

Nuk është zgjedhur për të qenë kandidate për

“Falenderoj dhe vlerësoj shumë punën që ka bërë deri tani në Patos Rajmonda Balilaj. Edhe në Patos shumë më mirë është punuar, ndërkohë që nuk ka asnjë dyshim pse Rajmonda nga viti 2011 në këto 3 mandate ka bërë një punë të shkëlqyer. Por për shkak se mendojmë që 12 vite në krye të kësaj bashkie kanë qenë mjaftueshëm, në kryesi në mënyrë unanime u ra dakord që të shkojmë për një kryetar të ri, Fation Duraj, një inxhinier me shumë energji të reja”, tha Balla për kryebashkiaken e Patosit.

Përshëndes vendimin e Kryesisë së Partisë Socialiste për kandidaturat e Qarkut Fier, ku përcjell urimet për Eriselda Sefën në Lushnje, Armando Subashin në Fier, Qerim Ismailin në Mallakastër, Majlinda Bufin në Roskovec, Josif Gorenjën në Divjakë dhe Fatjon Duraj në Patos.

Postimi i plotë:

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste e cila më besoi tre mandate për të drejtuar Bashkinë Patos, fillimisht si një nga tre gratë që drejtonin bashkitë e vendit e më pas si e vetmja kandidate grua në Shqipëri që i besohej drejtimi i qytetit tre mandate radhazi.

Fryma që kam dashur të përcjell në ekipin tim administrativ, në forcën politike ku aderoj apo në komunitet lidhet me gjithëpërfshirjen.

I jam mirënjohëse familjes së madhe socialiste Patos, ku kemi investuar energjitë dhe përkushtimin e pakushtëzuar dhe kemi siguruar fitore të njëpasnjëshme.

I jam mirënjohëse ekipit tim, me të cilët kemi ndërtuar ura të forta bashkëpunimi dhe kemi punuar për qytetin që gëzojmë sot.

I jam falenderuese dhe mirënjohëse, bashkëqytetarëve të mi, për duart që kemi shtrënguar dhe mënyrën se si kemi bashkëqeverisur, për mirëkuptimin, dashamirësinë, besimin, për gjithçka kemi ndarë, në ditët e mira e të vështira.

Më vjen mirë tek qendroj në anën e duhur të historisë, tek dëgjoj ( ndjesë për modestinë) se kem kryer investime që shumë drejtues burra nuk ja kishin dalë, tek një administratë me 65% të rinj, mbi 50% e nivelit drejtues janë vajza e gra dhe kam drejtuar një bashki që ka qenë promotore e nismave të spikatura.

Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm me njerëz të jashtëzakonshëm!

Jemi në rrugën e duhur për të vulosur sërish fitoren #PatosinQëDuam.

Suksese ekipit të Partisë Socialiste!

Më të lexuarat