Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

‘Nuk hyn në kompetencën e Këshillit’, KED rrëzon kërkesën e Ardian Dvoranit

‘Nuk hyn në kompetencën e Këshillit’, KED rrëzon

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të mos marrë parasysh kërkesën e Ardian Dvoranit për rikthimin e tij në këtë institucion. Në mbledhjen e ditës së sotme, KED ka shqyrtuar kërkesën e Dvoranit, ku në fund ka vendosur se “Nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendimmarrja e kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellë nga Z. Ardian Dvorani”.

Në këtë mënyrë, KED ka pranuar argumentin e Presidentit Ilir Meta se Dvorani nuk mund të jetë më pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm. Kujtojmë se pak javë më parë Ardian Dvorani iu drejtua KED-së me një letër publike, ku i kërkonte rikthimin në detyrë, me argumentin se “E konsideroj të papërshtatshme qenien të pranishëm në këtë mbledhje të Këshillit, deri në diskutimin dhe vendimmarrjen e domosdoshme të Këshillit për çështjen e vijueshmërisë ose jo të ushtrimit të detyrës sime si anëtar i KED në mbledhjet dhe veprimtaritë e ardhshme të tij”.