BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur, klubi i Vllaznisë jep lajmin e hidhur: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur, klubi i
x
BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

“Nuk hyn në lojë miku, as larg qoftë ‘arkat e peshkut’”, zv.ministrja Arsimit, Bora Muzhaqi ironizon keq Rovena Vodën dhe zbulon planin: Reagimi anembanë botës na imponoi të...

“Nuk hyn në lojë miku, as larg qoftë ‘arkat e

Zv.ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, e cila është edhe koordinatorja e nismës ‘Gati për Shqipërinë’, ka renditur disa të dhëna në lidhje me numrin e aplikuesve në këtë platformë.

‘Jam një shqiptare e kthyer nga jashtë për të kontribuar këtu në vendin tim. Jam e lumtur të them s eka pasur shumë interes nga të rinj dhe të reja. Ky program do të jetë i hapur pa afat. Çdo aplikim do të konsiderohet me shumë interes. ‘Gati për Shqipërinë.al’. Deri dje janë regjistrua 701 aplikime nga fusha më të ndryshme, ku kryeson fusha ekonomike, juspridenca, mjekësia, shkenca e teknologjisë së informacionit etj. 51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë. Kanë marrë pjesë 483 aplikues gjatë dëgjesave me kryeministrin. Kemi realizuar takimet e para me 70% të aplikuesve. Po planifikojmë hapësirat e përfshirjes për të siguruar konceptin e nëpunësit digjital.- tha Muzhaqi.

Zv.ministrja gjatë konferencës ka ironizuar ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua për korrupsion, pasi kishte premtuar një vend pune. Teksa u pyet në lidhje me burokracitë për punësimin në shtet, zv.ministrja tha se në këtë platformë nuk hyn në lojë as miku e as larg qoftë ‘arka e peshkut’.

“Këtu nuk hynë në lojë as partia, as miku, larg qoftë edhe arkat e peshkut. Mbaj mend një rast, një e re në Norvegji, ajo shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Shqipëri. Ajo është kthyer nga atje dhe po bën letrat gati për në QSUT.

Kemi dhe rastin e dy pilotëve shqiptarë në Gjermani që do të jenë së shpejti pjesë në Air Albania. Unë thashë që 51% e aplikimeve janë nga të shkolluar jashtë. Platforma jonë ka qenë e hapur për të gjithë, edhe të rinjtë që kanë pasur eksperienca të reja në Shqipëri.

Ndërkohë për pjesën e përfshirjes së tyre, administrata jonë nuk është në pritshmëritë që ne kemi për të. Ne kemi bërë disa përmirësime, ndryshime, por s’jemi të kënaqur. Duhet të përfshijmë këto të rinj për të rritur nivelin e administratës tonë”, përfundoi zv.ministrja.

Më të lexuarat