BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

“Nuk jam i kënaqur as me veten time jo më me...”/ Reagon Rama me tone të forta pas takimit me drejtuesit politikë, tregon çfarë u diskutua dhe vendimet e marra

“Nuk jam i kënaqur as me veten time jo më me...”/ Reagon

Pas përfundimit të mbledhjes që u zhvilllua mëngjesin e sotëm me drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe, ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama.

Në një prononcim për mediat Rama u pyet nese ishte i kënaqur me drejtuesit politike, kryeministri u shpreh shkurt: Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën.Nuk jam i kenaqur as me veten time!"

Kreu i qeverisë u shpreh se takimi u zhvillua për të intensifikuar punën mes pushtetit qendror dhe qytetarëve.

“Për të intensifikuar punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet mes institucioneve të pushtetit qendror me qytetarët”, tha Rama.

I pyetur për draftin e opozitës për ndryshimet në kodin zgjedhor, kryeministri u shpreh:  “Është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore”.

Në mbledhjen e fundit, Rama u dha ultimatum koordinatorëve që të zëvendësojnë çdo drejtor që nuk ka performancë të mirë dhe duhet të lragohen ata që nuk kanë performacë të duhur.

Burime nga takimi bënë me dije javën e kaluar se porosia e Ramës kishte qenë  e qartë: Nuk duhet ketë qytetarë  të pakënaqur!

Ndërkohë burime nga mbledhja e paradites së sotme mësohet se është bërë e qartë axhenda që duhet të ndjekë çdo drejtues politik dhe deputetë në zonat e tyre. Mbledhja është fokusuar tek çështjet organizative.