Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Nuk jemi kundër marrëveshjeve", Çlirim Gjata tregon çfarë fshihet pas ftesës për dialog të Edi Ramës

Postuar: 18/09/2019 - 18:15

Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, drejtuar opozitës së bashkuar për të bërë marrëveshje për reformën zgjedhore, pa kushte,

Gjata zbuloi se çfarë fshihet pas ftesës së Ramës për dialog. Sipas tij Rama po kërkon të hyjë dhe të pranohet si i barabartë mes të tjerëve, që të mbyllë çështjen e koncesioneve, PPP-ve dhe shumë afera të tjera. 

“Për sinqeritet as që bëhet fjalë. Sinqeriteti me kryeministrin Rama shkojnë bashkë sa vaji me ujin. Këto letrat e tij që i bën thirrje opozitës, sipas historisë të kujtojnë ato paralajmërimet komuniste kineze, të viteve '60 drejtuar imperializmit amerikan. Nuk mbaronin kurrë ata. Këtu problemi nuk është as për letra dhe as për marrëveshje, këtu problemi është për vullnet politik për të vendosur drejtësi. Ky është standardi ku duhet të fillojë për të shkuar tek marrëveshja. Nuk jemi kundër marrëveshjeve. 

Hajde bëjmë marrëveshje thotë zoti Rama për Reformën Zgjedhore. Bëjmë një marrëveshje për reformën Zgjedhore dhe t'i japim amnisti Ramës. Një marrëveshje që i mbulon tërë paudhësitë, tërë të këqijat dhe gjithçka çfarë ka ndodhur deri tani. Pra të bëjmë një marrëveshje zgjedhore ne dhe me këtë hajde hyjmë në zgjedhje, të mbyllet edhe çështja e PPP-ve, edhe ajo e koncesioneve, edhe ajo e 40 milion eurove për 2 kilometra edhe kompania fantazmë amerikane me firma të falsifikuara, Milot-Balldren, Orikumi dhe sa e sa çështje të tjera. 

Nëse bëjmë një marrëveshje bashkë atëherë ne jemi të barabartë dhe pavarësisht se unë kam kryer krime dhe paudhësi, nuk mund të më kërkosh gjë ti nesër, sepse më pranove si bashkëlojtar, si të barabartë. Ky është qëllimi i Ramës, të hyjë dhe të pranohet si i barabartë. Madje edhe idetë e fundit që kanë filluar nëpër media këto ditë, që bëni marrëveshje sepse fajin e ka sistemi zgjedhor, sepse mbi bazën e këtij sistemi kanë ndodhur këto gjera. Sepse po iku Edi Rama dhe po nuk ndryshuan kushtet e lojës vjen  një tjetër që mund të bëjë sërish të njëjtat gjëra. Jo nuk mund të bëjë të njëjat gjëra, nuk jemi njësoj dhe këtë është duke e fryrë vetë Edi Rama, sepse ka rënë poshtë, në fundërrinë, në llum ka rënë sa nuk ka se çfarë të bëjë”, tha Gjata në Ora News.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 14:01

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, me një shënim në “Facebook” thekson se grupet parlamentare të Parlamentit Europian kanë depozituar sot mocionet e tyre mbi draft-rezolutën për

Postuar: 23/10/2019 - 13:47

Partia Demokratike është shprehur se nuk do marrë pjesë në komisionin për reformën zgjedhore Sekr

Postuar: 23/10/2019 - 13:33

Deputeti, Ralf Gjoni në një intervistë për Report Tv shprehet se nuk heq dorë nga kushti se nuk d

Postuar: 23/10/2019 - 13:28

Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister është shprehur i

Postuar: 23/10/2019 - 13:21

Deputetja, Rudina Hajdari e cila mbeti jashtë grupeve të punës për Reformën Zgjedhore është shpre

Postuar: 23/10/2019 - 13:05

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e djeshmen në Japoni ku mori pjesë në ceremoninë e b

Postuar: 23/10/2019 - 12:19

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku me një deklaratë për mediat ka sulmuar kryeministrin Edi Ram