BREAKING NEWS

“Jeni të pushuar në vend nëse...! Skuth. Gjithmonë ma dh*et muhabetin”/ Gazetari i njohur bën rrëfimin e rrallë, tregon sherrin e Azem Hajdarit me një ish-të përndjekur: Donte ta arrestonte, ja si ia punuam

“Jeni të pushuar në vend nëse...! Skuth. Gjithmonë ma
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të biznesmenit, ngjarja merr një tjetër kthesë të fortë, zbardhet deklarata e 34- vjeçarit të prangosur për tritolin në banesën e Dukës, çfarë tha ai para grupit të hetuesve

Pas arrestimit të biznesmenit, ngjarja merr një tjetër
x
BREAKING NEWS

Publikohet FOTOJA/ U arrestua nga Policia pasi u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip ML, kush është sipërmarrësi i njohur që vuri tritolin në shtëpinë e Armando Dukës dhe çfarë zbuloi grupi hetimor

Publikohet FOTOJA/ U arrestua nga Policia pasi u largua nga vendi i ngjarjes me
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha njoftoi se do të shkojë sot në Korçë, Sali Berisha i ngre ‘kurthin’ e papritur

Lulzim Basha njoftoi se do të shkojë sot në Korçë,
x
BREAKING NEWS

Vrasja e bujshme në Elbasan/ Prokuroria kërkon mbi 52 vite burg për dhëndrin e ish kryebashkiakut Qazim Sejdinit dhe 3 të tjerët (DETAJET)

Vrasja e bujshme në Elbasan/ Prokuroria kërkon mbi 52 vite burg
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta del me njoftim urgjent, kërkon të merret vendimi i menjëhershëm ndaj gjyqtares së njohur të Kushtetueses, zbardhen shkeljet e kryera

Ilir Meta del me njoftim urgjent, kërkon të merret vendimi i
x
BREAKING NEWS

Në pikun e acarit ku temperaturat shënojnë nën 0 gradë, OST stakon dritat për gjysmën e Tiranës. Publikohet njoftimi zyrtar

Në pikun e acarit ku temperaturat shënojnë nën 0 gradë,
x
BREAKING NEWS

Nën hetim 3 zyrtarë të lartë të Bashkisë, zbardhen akuzat e rënda (DETAJET)

Nën hetim 3 zyrtarë të lartë të Bashkisë, zbardhen
x

Politike

Nuk ka alarm për variantin “Omicron”, mjekët të bindur se virusi shkakton simptoma të lehta dhe nuk ka të dhëna të sigurta për përhapjen e tij

Nuk ka alarm për variantin “Omicron”, mjekët të

Varianti i ri “Omicron” i koronavirusit që është shfaqur së fundmi në disa vendet të botës, duket se nuk vend për alarm. Të paktën këtë mendim ndajnë për momentin shumë mjekë të njohur vendas dhe botërorë. Fillimisht ka qenë epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti “Omicron” shkakton simptoma të lehta. “Shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti Omicron shkakton simptoma të lehta! Shumë zhurmë për asgjë?  Le të presim. Shumë shpejt do ta marrim vesh me siguri. Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë   më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët”, shkruan ai. Po ashtu në një status të dytë në rrjetet sociale, mjeku Alimehmeti qetëson qytetarët, ndërsa thekson se nuk ka vend për panik sa i takon variantit të ri “Omicron” të koronavirusit. Sipas tij, nuk ka të dhëna të sigurta për përhapjen e variantit “Omicron”. “Varianti Omicron. E vetmja e dhënë e sigurt deri tani është që nuk ka asnjë të dhënë të sigurt! Deri tani asnjë arsye për panik”, nënvizoi mjeku epidemiologu, Ilir Alimehmeti. Ndërkohë edhe mjeku shqiptar, Kita Sallabanda deklaroi dje gjatë një prononcimi për mediat se varianti i ri “Omicron” i koronavirusit deri më tani nuk është i rrezikshëm. “Nga të dhënat që kemi sot nuk jemi në gjendje të themi që ky variant është më agresiv, nëse ky variant do shkaktojë më tepër dëm”, deklaroi mjeku shqiptar, Kita Sallabanda.

Mjekët të bindur se virusi shkakton simptoma të lehta

Por sa i takon variantit të ri “Omicron” të koronavirusit që është shfaqur së fundmi dhe që e ka origjinën nga Afrika e Jugut, dje kanë reaguar edhe mjekë të huaj, të cilët kanë deklaruar se nuk ka vend për panik. Duke folur për mediat ndërkombëtare Angelique Coetzee, presidente e Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut, vendi nga vjen varianti dhe që e ka izoluar atë theksoi se varianti “Omicron” ka simptoma të lehta. “Mundësia e një varianti të ri u shfaq disa ditë më parë në Pretoria. Pacientët shfaqnin simptoma që fillimisht nuk dukeshin ato karakteristiket si të Covid-it. Njerëz të të gjitha etnive u shfaqën me një ndjenjë lodhjeje, fëmijë me rrahje të shpejta zemre, pa shfaqur askush një nga simptomat më tipike të infeksionit të ri me koronavirus, pra humbjen e shijes dhe nuhatjes. Simptomat e tyre ishin shumë të ndryshme dhe më të lehta nga ato që kisha trajtuar më parë”, deklaroi Coetzee, e cila ka 33 vjet që merret me këtë profesion. Ndërkohë Coetzee shpjegoi se pacientët e saj nuk kishin simptoma të rënda, se ishin mirë, por shprehu shqetësimin për të moshuarit, të cilët janë më të prekshëm, veçanërisht nëse kanë sëmundje të zemrës ose diabet. “Ajo për të cilën duhet të shqetësohemi është se njerëzit e moshuar dhe të pavaksinuar infektohen me variantin e ri (Omicron). Dhe nëse nuk vaksinohen, do të shohim shumë njerëz me forma të rënda të sëmundjes”, nënvizoi Coetzee, duke kujtuar se situata në Afrikën e Jugut është shumë e ndryshme nga ajo në Evropë, për shkak të incidencës së ulët të fushatës së vaksinimit dhe pjesës së popullsisë mbi 65 vjeç, e barabartë me vetëm 6,0%.

Më të lexuarat