
Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Dhunimi i gazetarit Elvis Hila, BE del me reagimin e fortë: Dënojmë sulmin, autoritetet të hetojnë ngjarjen

Ekzekutoi me armë gjahu gruan dhe vëllanë, arrestohet autori i tragjedisë në Gramsh

“Nuk ka ç’humbet, është lëvizje...”/ Politologu Ilir Kalemaj zbardh planin për protestën e 6 dhjetorit: Bast i rrezikshëm për Berishën, i kalkuluar mirë prej tij

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2022

Politologu Ilir Kalemaj, protestën e 6 dhjetorit nga opozita në të njëjtën ditë kur liderët e Bashkimit Europian vijnë në Tiranë, në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, e cilëson si bast të rrezikshëm për Sali Berishën.
Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se Sali Berisha po ndërmerr një hap të guximshëm për 6 dhjetorin, pasi ka parasysh vendimin e pritshëm të gjykatës për selinë, vulën dhe çdo gjë që lidhet me Partinë Demokratike zyrtare.
Sipas tij, Berisha kërkon të tregojë epërsinë numerike, pasi është dhe vëmendja e mediave të huaja që do shoqërojnë samitin.
"Ka risqet e saj, për faktin se këto vende kanë protokollet e sigurisë dhe mund të shkaktohet përplasje e paevitueshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Rrugët do bllokohen dhe për këtë arsye, Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të vetë të vijnë një ditë para. Është montimi i podiumit, kush do jenë mesazhet që do jepen...
Nëse do ketë pjesëmarrje të ulët, do jetë mbështetje në rrudhje për zotin Berisha. Është një bast i rrezikshëm se mbart këto eksese.
Nuk besoj se zoti Berisha e bën që ti bëjë presion Bashkimit Europian që të mos e shpallin non grata, siç thotë Balla, se në të kundërt do bënte të kundërtën e kësaj që bën.
Organi më i rëndësishëm i BE, është Këshilli i Ministrave, që përfaqësojnë vendet sovrane dhe Budapesti nuk mund të ketë të njëjtën linjë me Varshavën, këto janë interpretime të mazhorancës.
Ka vetëm një vend kandidat që ka hapur negociatat dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ky është Serbia.
Mbajtja e samitit në Tiranë, është karton i verdhë për Serbinë, është simbolikë e madh që bëhet në Tiranë.
Në vend ta kapitalizojmë politikisht, bëjmë të kundërtën.
Axhenda e samitit të 6 dhjetorit ka në fokus Rusinë, Ukrainën, sigurinë për vendet e BE, migracionin dhe ndryshimet klimatike që nuk është çështje periferike se është një nga çështjet kryesore të BE.
Nuk duhet të ketë axhenda konkurruese paralele që të marrin vëmendjen. Mos të ketë eksese", u shpreh politologu.
Kalemaj shtoi se 6 dhjetori është risk i kalkuluar mirë nga Sali Berisha, pasi nëse gjithçka shkon mirë me numrat dhe është protestë paqësore, do marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
"Nuk ka çfarë humbet, është lëvizje mjaft e kalkuluar nga ana e tij.
Madje i vendosi para faktit të kryer dhe aleatët, që nuk i kishte njoftuar fare për protestën aleatët, ose janë detyruar t’i bashkëngjiten politikisht.
Besoj se Berisha është konsultuar dhe me zotin Meta, pas vendimit që ka marrë personalisht", u shpreh Kalemaj.
Më të lexuarat


Spartak Braho ultimatum Sali Berishës: Do djegë, do shkatërrojë? Ta provojë një herë!

“Me kë tallet kjo palo drejtësi”, reagimi i fortë i analistit për aferën McGonigor: Rama të japë shpjegime, DASH ta shpallë non-grata

Përplasja në PD më 8 janar/ Spartak Braho flet për deklaratën që tronditi politikën: Ishte planifikuar vrasja e Alibeajt, Sali Berisha kishte informacione se...

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë dhe Edi Ramën/ Zbardhen shkresat e dërguara SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme

SPAK thellon hetimet për tragjedinë e Gërdecit, merr në pyetje Shkëlzen Berishën, ankth dhe frikë në radhët e familjes së ish-kryeministrit

"Më e fuqishmja që Tirana ka njohur"/ Berisha zbulon planin pas përjashtimit nga Kuvendi dhe tregon lëvizjen për rrëzimin e Edi Ramës: Të enjten do jem…

Shkëlzen Berisha në “rrjetën” e SPAK, trafiku i armëve, demontimi i municioneve dhe tragjedia e Gërdecit drejt zbardhjes, ja dy dëshmitarët kyç që do të fundosin djalin “me sy peshkaqeni”

Berisha nuk pret gjykatën, merr vendimin e menjëhershëm dhe çon në KQZ emrat për ...

"I ka futur duart thellë në xhepat rusë, ndërhynë Engjëll Agaçi dhe bllokon dosjen"/ A do i kërkoni Bashës ndjesë publike për akuzat për paratë ruse? Përgjigjet Berisha

Kaos në Kuvend, PS voton me urgjencë rendin e ditës, Nikolla përjashton Berishën pasi bllokoi foltoren dhe mbyll seancën, PD nis procedurat për shkarkimin e kryeparlamentares
