Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘‘Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit 'vrituni me njeri-tjetrin!”/ Juristi i njohur i kundërvihet Ramës

Postuar: 14/11/2018 - 10:33

Ish-ministri i Drejtësisë dhe juristi i njohur ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama se kriminelët le të vrasin njëri-tjetrin.

“Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njeri-tjetrin”! Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin!!

Rëndë shumë! E lëmë mënjanë pjesën kënaqësive perverse, nëse do zbatohej vetgjyqësia, përse na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia?! Apo për PPP e koncensione! Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimin “Shpellar”!”- shkrun Ylli Manjani.

Kryeministri Edi Rama ka folur në “Repolitix” përballë gazetarëve Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi për ngjarjet kriminale në vend. Kreu i qeverisë theksoi se vrasjet e fundit janë produkt i përplasjeve mes grupeve kriminale, për të cilët preferoi të përdorë një zhargon popullor kur u shpreh: “le të hanë kokat e njëri-tjetrit”.

“Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia”.- tha kryeministri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:00

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presidencës dhe Kryeministrisë është bërë sot pjesë e emisionit ‘A Show’ në ‘News24’.

Postuar: 10/12/2018 - 21:54

“Punonjës Policie mbipeshe (barkdërra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”.

Postuar: 10/12/2018 - 21:51

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kritikuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës,

Postuar: 10/12/2018 - 21:48

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se po të ishte në vendin e kryeministrit Rama,

Postuar: 10/12/2018 - 21:47

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë përballë Adi Krastës Lleshaj foli për

Postuar: 10/12/2018 - 21:44

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 21:32

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncon një mesazh, për të cilin thotë se i është