Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Nuk ka më kohë për të pritur!", LSI zbardh skenarin dhe sulmon ashpër Ramën

Postuar: 21/10/2019 - 18:04

Ish-deputetja e LSI Nora Malaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha se dielli do të lindë sërish nëse nuk i marrim negociatat.

Sipas saj dielli lindi, por Shqipërinë e ka kapur trishtimi.

Reagimi i Nora Malajt

Shqipëria , (bonne journée tristesse )dhe Qeveria Karrigethyer!

21 Tetor, dielli lindi, po nuk ngrohë më, se tashmë Shqipërinë e ka kapur trishtimi (bonne journée tristesse )

Makroni foli shkoqur në frengjishten dhe ua bëri me dije të gjithëve , se Shqipërsë nuk i hapet rruga për negociata. --

Ajo, ende nuk ka realizuar luftën frontale kundra krimit, narkotrafikut, ndarjen e pushteteve dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe për ketë arsye , kesaj radhe nuk mundet më të kalojë klasën me hatër, pasi nuk e meriton të filloj procesurën e hapjes së negociatave .

Franca , Hollanda, Finlanda dhe Danimarka e qartësuan se nuk janë problemet e brendshme të Bashkimit Europian , po pamundësia e realizimit të reformave nga ana e qeverisë , për t’i kthyer nga letrat në praktikë , që bënë të pamundur hapjen e dritës jeshile , për ne.

Qeveria (që nuk ka reshtur së gënjyeri )ose thënë ndryshe Qeveria karrigethyer , tashmë në menyrë metaforike “ e vdekur dhe e pakallur”, si stuci, përgjegjësinë e ketij dështime e sheh kudo, te Franca , te Hollanda, te 9 rekomandimet e Budenstatgut Gjerman , te Finlanda , Danimarka, te opozita ( ndonëse edhe ne kemi përgjegjësinë tonë) , madje edhe te zogjtë që “fluturojnë “, se kjo ju ka ngelur shqiptarëve , të ikin nga ky vend si “zogjtë shtegëtar”dhe që po “vdesin” duke kënduar këngën e mërgimit e mjerimit dhe vetëm te vetja, kjo Qeveri kembethyer , nuk e sheh dështimin!

Asnjë pendesë nga ana e tyre .

Tashmë vendi është në kolaps dhe në trishtim kombëtarë! Dhe të gjithë jemi përgjegjës për ketë situatë , trishimi dhe vjeshte pikëllimi! Nuk ka më kohë për të pritur! Historia e qeverisjeve kembëthyer duhet të ndryshojë! Është koha që të gjithë të punojmë për Shqipërinë që shqiptarët meritojnë! Mbaroi koha e qeverisjeve karrigethyer !

Shumëkush nga ne ,qytetarët që jetojnë në qytet apo në fshat, intelektualë , familjarë,burra,gra, i ri apo e re, që ka pakësa patriotizëm në gjak dhe që e kupton që koha nuk po punon për ne , tashmë ka ardhur momenti që të marrim të gjithë pergjegjësitë për të ardhmen e vendit.. Është koha që të punojmë fort për të ndërtuar shtetin e së drejtës! Ka mbaruar historia e qeverisjese nga qeveria karrigethyer .

Koha po thërret ata që duan të bëjnë më të mirën për vendin, familjen dhe Shqipërinë tonë ! Se #Shqipëria është shtëpia jonë!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 22:22

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamentare të Bjellorusisë.

Postuar: 15/11/2019 - 22:01

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë,  Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Pa protok

Postuar: 15/11/2019 - 21:59

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit,

Postuar: 15/11/2019 - 21:48

Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll&

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në G

Postuar: 15/11/2019 - 21:02

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë shumë të fortë teksa po fliste të premtën para gazetar

Postuar: 15/11/2019 - 20:46

Nga samiti i Selanikut, ambasadori i SHBA-së në Greqi Geoffrey R.