BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Nuk ka nevojë ta marrë njeri përdore…”/ Reagon përsëri Luan Rama, pranon humbjen e thellë: Kjo gjë na penalizoi!

“Nuk ka nevojë ta marrë njeri përdore…”/

Drejtuesi politik për Lëvizjen Socialiste për Integrim në Vlorë, Luan Rama, ka reaguar me anë të një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale. Rama ka falenderuar të gjithë të rinjtë, që sipas tij janë një aset i çmuar i LSI që nuk ka nevojë t'i marrë njeri përdore.

"Unë isha me fat që pata mundësinë të punoj me shumë të rinj dhe të reja në Vlorë. Mirënjohës ndaj tyre, nuk mund të mos shpreh vlerësimin për nivelin qytetar, kulturor dhe intelektual që ata shfaqën, por edhe për përkushtimin, guximin dhe pjekurinë politike që dëshmuan, duke krijuar me elegancë kontrastin dhe distancën e nevojshme nga çfarë nuk kishte lidhje me konceptin dhe vizionin e tyre për politikën dhe njeriun e politikës", shkruan ndër të tjera Luan Rama.

Reagimi i plotë i Luan Ramës:

Përsiatje:
NJË BREZ QË NUK KA NEVOJË
TA MARRË NJERI PËR DORE
Përkundër zhumhurit të zgjedhjeve e gjithë përpjekjeve si në traditën tonë më të shumtuar të manipulimit të tyre, prej gjithë fushatës nuk mund të mos evidentoj edhe një herë faktin që për LSI-në është një fat i madh përkrahja dhe mbështetja e rinisë.
Jo vetëm në Vlorë ku unë drejtova fushatën e zgjedhjeve, por edhe gjithkund tjetër në mbarë vendin, shumë të reja dhe të rinj, votues për herë të parë në mënyrë të veçantë, u bënë protagonistë të rendit të parë me shumë përkushtim, me shumë pasion, por edhe me shumë kulturë.
Sjellja e tyre, e ndryshme prej arketipit të disa personazheve dogmatikë e servilë dhe me limite mjerisht të dhimbshme të kulturës së komunikimit, jo vetëm bëri diferencën e madhe me ta, por krijoi edhe mjedisin e nevojshëm për ringritjen mbi një bazë solide të LSI-së, krejtësisht në sintoni me arsyen se pse kjo parti lindi.
Ne Vlorë, rreth shtatëdhjetë përqind e strukturave të LSI-së që u angazhuan në zgjedhje ishin të moshës 18 - 35 vjeç, e mu për këtë arsye në qytetin e Vlorës, megjithë dhunën e rrugaçërinë e pushtetit dhe shpifjet e intrigat e shëmtuara që u sajuan, LSI fitoi më shumë vota se në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara më parë, çka shpreh në fakt më sëpari mbështetje prej rinisë.
Kjo gjë nuk ndodhi në pjesën tjetër të qarkut dhe na penalizoi, pavarësisht faktit të manipulimit, mashtrimit dhe tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve që nuk u lanë të zgjedhin.
Përfshirja në listën e kandidatëve të LSI-së e Grisejda Myslymit, një vajzë me cilësi të spikatura e përfaqësuese e një gjenerate që nuk ka nevojë ta marrë njeri për dore, e Dikens Bushajt me shumë vullnet dhe pjekuri, e Anxhela Shenajt me shumë përkushtim dhe devocion, e Joana Ruçit nga Ksamili dhe e Everton Shehut nga Delvina po aq përfaqësues dhe përbashkues të interesit të brezit të tyre, është treguesi më kuptimplotë i faktit se LSI parti e të rinjëve nuk është një sllogan, por realitet.
Nga ky realitet duhet të nisë reflektimi ynë dhe prej këtu duhet të projektohet ringritja.
LSI ka lindur të sfidojë.
Sfidat janë për të oksigjeni i nevojshëm i rritjes dhe duke patur rininë me vete, ajo e ka të sigurtë të ardhmen.
Unë isha me fat që pata mundësinë të punoj me shumë të rinj dhe të reja në Vlorë.
Mirënjohës ndaj tyre, nuk mund të mos shpreh vlerësimin për nivelin qytetar, kulturor dhe intelektual që ata shfaqën, por edhe për përkushtimin, guximin dhe pjekurinë politike që dëshmuan, duke krijuar me elegancë kontrastin dhe distancën e nevojshme nga çfarë nuk kishte lidhje me konceptin dhe vizionin e tyre për politikën dhe njeriun e politikës.
Patetizmi dhe gjuha e drunjtë, verbëria dhe servilizmi, frika dhe kompleksi i inferioritetit që i bën të paaftët vasalë të injorancës së tyre, për të rinjtë e sotëm janë të huaja e ngjallin neveri.
LSI ka fatin e madh të ketë rininë me vete, ndaj të gjithë ata që u përpoqën ta çonin atë për skrap duhet të kuptojnë se kanë zgjedhur rrugën për në theqafje, siç thotë Migjeni i madh.

Më të lexuarat