BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Politike

‘Nuk ka shans që PS të dalë e para’, Monika Kryemadhi del me bindje, zbulon sa mandate do marrë opozita me 25 Prill

‘Nuk ka shans që PS të dalë e para’, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kryemadhi tha se shifrat e dala nga sondazhet e ndryshme që janë bërë, janë të gabuara.

“Edi Rama paguan për të tjetërsuar dhe manipuluar opinionin publik. I dobëti do të shitet i fortë, sa më i fort të shitet, aq më i dobët është. Kandidatët e opozitës duhet të bëjnë 5 takime me nga 10 vetë në ditë, për 57 ditë, nga ora 6 e mëngjesit, në orën 10 të darkës, dhe do të kemi takuar deri në fund 810 mijë faktorë të takuar. Kjo përkthehet në 100 mandate”, tha Kryemadhi në një intervistë për A2 .

Sa i përket ndarjes së këtyre mandateve, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se do të bëhet një marrëveshje parazgjedhore me PD, por më pas ndarja do të bëhet në proporcion me mandatet që do të marrin të dy partitë. “Ju them që nuk ka shans që PS të dalë e para. Të urojmë që të dalë edhe e treta, sepse është shumë e vështirë të dalë e treta”.

Më të lexuarat