BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

"Nuk kam bërë shkelje"/ Paditë kundër tij, Meta thirrje SPAK-ut: Të vazhdojë punën, jam shumë transparent

"Nuk kam bërë shkelje"/ Paditë kundër tij, Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar paditë e ngritura kundër tij në Prokurorinë e Posaçme duke thënë se nuk ka bërë kurrë asnjë shkelje ligji.

Meta deklaroi se SPAK duhet të vazhdojë punën e tij ndërsa shtoi se nuk mund të ndalojë askënd të dërguar nga rilindja për të bërë kallëzime kundër tij.

“Unë besoj e kam bërë të qarta qëndrimet e mia. Kam qenë dhe jam shumë transparent për gjithçka që kam bërë në jetën time si qytetar i Shqipërisë. Unë nuk kam bërë kurrë në asnjë shkelje ligji në këtë planet. Në ndonjë planet tjetër nuk mbaj mend të kem qenë.

SPAK të vazhdojë punën e vet. Nuk ndalojë lloj lloj delinkuentësh të shkojnë në kuadër të biznesit të ri që ka dalësi kallëzues nga rilindja për të bërë kallëzime kundër Ilir Metës. Unë do të përgjigjem. Pastaj se çfarë përfaqëson ky sistem drejtësie atë e shohim të gjithë. E shohin rezultatet ku ndodhet drejtësia. Ai ka thënë në kongresin e partisë së tij që këto janë krijesa të partisë së tij”, tha Meta në një emision televiziv.

Meta komentoi edhe çështjen në Gjykatën e Tiranës sa i përket drejtimit të Partisë Demokratike duke vlerësuar lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u rikthyer në krye të partisë. Meta nënvizoi se lëvizjet e Bashës ka qenë të koordinuara me ato të kryeministrit Edi Rama duke dëmtuar të gjithë opozitën.

“Ne kemi ndjekur një proces të hapur dhe transparent të zotit Berisha që u quajt foltore. Kemi një festë të tyre që ndodhi në 11 Dhjetor në stadiumin kombëtar. Kemi edhe disa ngjarje si 8 Janari apo kongresin me 2 mijë karrige dhe 5 mijë delegatë. Kemi edhe një dekret të 6 marsit që tregoi se ku është dhe kush PD në të vërtetë. Ne kemi një shembull, bastion më i fortë i PD në Shqipëri është Shkodra që është qyteti më i madh dhe më demokratik.

Nëse shikojmë raportin e forcave atje është 4 me 1. Kështu që ky është një debat i ezauruar. A mund të ishin bërë më shumë përpjekje nga Berisha për të afruar më shumë persona. Mendoj që po, në çdo kohë mund të bëhet më shumë. Por a nuk e dimë ne s ai vendosur ka qenë Basha në rolin e tij në shërbim të Edi Ramës?! Unë di shumë mirë për shkak të veprimeve të tij të koordinuara me Ramën si është djegia e mandative, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale. Në këtë drejtim është e qartë se një pjesë e këtyre njerëzve janë peng”.

Më të lexuarat