Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Nuk kanë lidhje me PS, se di për kë votojnë”, Gjonaj bën deklaratën e fortë për tre kandidaturat e Kuvendit për Kushtetuesen

Postuar: 19/11/2019 - 22:53

“Të tre emrat, si zonja Vorpsi dhe dy të tjerat (Fiona Papajorgji, Elsa Toska), pavarësisht se janë zgjedhur nga Kuvendi, nuk kanë asnjë lidhje me PS, se di për kë votojnë”. Ky ka qenë qëndrimi i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

E ftuar në emisionin “Real Story” Gjonaj tha se 3 anëtaret e gjykatës Kushtetuese (Arta Vorpsi nuk njihet nga Gjykata Kushtetuese) kanë qenë këshilltare të këtij institucioni dhe se sipas saj do të jepnin kontribut për institucionet e reja të drejtësisë. Gjonaj tha se 3 zonjat janë zgjedhur aty për merita profesionale dhe jo për bindje politike.

“Ne do të luftojmë fort që të jetë një proces i pavarur dhe anëtarët mos të kenë varësi nga maxhoranca. Të tre zonjat kanë qenë këshilltare të kësaj gjykate. Ku ka më mirë që të kemi këshilltare të Kushtetueses që të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Të tre emrat, si zonja Vorpsi dhe dy të tjerat (Fiona Papajorgji, Elsa Toska), pavarësisht se janë zgjedhur nga Kuvendi, nuk kanë asnjë lidhje me PS, se di për kë votojnë. Ato janë zgjedhur për meritë profesionale. Jam e bindur se me vendimet që do të marrin nesër, do shohim ndryshime në vendimmarrje. Kemi pasur gjyqtarë me vendime penale. Nëse presidenti do të uzurpojë dhe të ndikojë politikisht, kjo është arsyeja që jemi këtu”, -pohoi ministrja.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 09:25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar në Durrës ekipin izraelit, të cilët po bëjnë vlerësimet dhe ekspertimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Postuar: 12/12/2019 - 09:20

Kryeprokurori Olsian Çela ka marrë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së në misionin e tij për të luftu

Postuar: 12/12/2019 - 09:10

Reforma në drejtësi dhe sidomos ngritja e organeve të reja të drejtësisë kanë qenë disa nga temat

Postuar: 12/12/2019 - 09:00

Reforma në drejtësi duket se po lë pa gjumë shumë politikanë në vend.

Postuar: 12/12/2019 - 08:55

Partia Demokratike ka kujtuar dje 29 vjetorin e themelimit të saj.

Postuar: 12/12/2019 - 08:36

Shqipëria e fillon kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020, ndërkohë që rajoni ku vepron orga

Postuar: 12/12/2019 - 07:58

Qeveria ka bërë bilancin paraprak të tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima e shumë dë