BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Nuk ke protokoll fare, duhet të heqësh dorë nga gjuha e drurit zotëri, ke qenë ministër i Jashtëm”, plas debati mes Zhejit dhe Bumçit: Nuk është gjuha e drurit, cilat janë faktet që më...

“Nuk ke protokoll fare, duhet të heqësh dorë nga gjuha e

Ka plasur debati mbrëmjen e sotme në emisionin e ‘Open’ mes analistit Artur Zheji dhe Aldo Bumçit për qëndrimin ndërkombëtar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bumçi: Nga sot e tutje kjo parti që po sulmohet vetëm me çështjet e brendshme, sot do ketë kohë që siç ka sqaruar z. Elmar Brook do ketë mundësi në këto vizita që janë ftuar përfaqësues të PD-së, do ketë mundësi të sqarojë dhe partnerët tanë dhe nuk bëhet fjalë për asnjë izolim ndërkombëtar, këtu bëhet fjalë a je një forcë që përfaqëson qytetarët shqiptarë, si e tillë ti ekziston.

Zheji: Jeta ime është e ndarë në dy pjesë, në një pjesë që ne i bënim të gjitha me forcat tona…

Bumçi: Kush ka thënë me forcat tona, pse kaloni në një nivel bisede që nuk ka lidhje.

Zheji: Unë, unë…Dua të them që përqendrimi te vetja, te zgjedhësit tanë, te hallet e atdheut, këto janë shumë të mira, por janë njëkohësisht një tentativë për ta bërë jetën tonë politike brenda guaskës sonë kombëtare dhe punë e  madhe fort nëse ndërkombëtarët nuk na shohin me sy të mirë.

Bumçi: Po kush ndërkombëtarë?

Zheji: I citoi znj. Vasili.

Bumçi: Kë citoi znj. Vasili, Kirschbaum si individ, unë ju citova ambasadorin e BE-së, ambasadorin gjerman…A mund të ndalojmë tek europianët dhe ku i keni ju qëndrimet europiane kundër nesh? Ju lutem më jepni shembuj.

Zheji: Nuk i kam qëndrimet kundër, por nuk i kam pro. Ti e di shumë mirë protokollin, s’ke protokoll fare. Të lutem.

Bumçi: Po tani u zgjodh z.Berisha, sapo u zgjodh.

Zheji: Nuk jam kundër teje, jam me të vërtetën.

Bumçi: Nuk kemi qëndrime europiane zyrtare kundër z. Berisha.

Zheji: Nuk ke as pro

Bumçi: Pse harron ambasadorin e BE, ambasadorin gjerman.

Zheji: Ky është problemi juaj. Ju keni një ide fikse në kokë dhe mendoni që kjo ide shitet në publik dhe publiku e blen ashtu siç është. Po nuk e blen, kjo është drama. Duhet të heqësh dorë nga gjuha e drurit zotëri, ke qenë ministër i Jashtëm. Këto gjëra i di shumë mirë

Bumçi: Po të ftoj për fakte, je i përgjithshëm. Unë të dhashë fakte. Nuk është gjuha e drurit. Ambasadori i BE-së, Ambasadori gjerman. Cilat janë faktet që më jepni që në Europë ka izolim.

Zheji: Nuk e përdora termin izolim, për mua edhe anashkalim është shumë.

Bumçi: Nuk ka anashkalim se para 5 ditësh u zgjodh.

Zheji: Është një debat i pabarabartë, ti je politikan, unë gazetar. Ti ke idenë tënde, do mbrosh pozicionin tënd. Pozicioni yt mbrohet me shumë vështirësi.

O do thuash që ne e kemi vendosur forcën e rëndesës të forcës sonë, te faktori i brendshëm, te Shqipëria, te hallet e vendit, te rrëzimi i Ramës qytetarët, politika e brendshme, o…

Bumçi: Qendra e rëndesës a nuk është tek lexuesit shqiptarë, ne e kemi tek votuesit se jemi një parti politike.

Zheji: Qendrën e ke në Bruksel dhe në Ëashington.

Bumçi: Është në Shqipëri, siç e ka çdo vend, në Poloni, Suedi etj.

Në cilën çështje perëndimore kemi devijuar?

Zheji: Thjesht thoni që ndërkombëtarët e kanë gabim.

Më të lexuarat