Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Nuk luftojmë me arkmorte”/ Zv.ministri i Jashtëm grek i përgjigjet ashpër Ramës

Postuar: 09/11/2018 - 18:31

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos ka reaguar sërish për vrasjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifa, duke vënë në theks këtë herë deklaratat që kryeministri Edi Rama bëri ditën e djeshme.

Katrougalos dënoi reagimin e Ramës pas varrimit të Kacifës gjatë një interviste për mediat greke.

“Për fat të keq, megjithëse ne u përpoqëm të ruajmë si dritën e syve nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, ka deklarata nga pala tjetër dhe madje në nivel të lartë qeveritar, që përmbajnë edhe cilësime të ashpra, edhe paragjykojnë vendimin e drejtësisë dhe përgjithësisht nuk ndihmojnë që të ulen tonet dhe të izolohen zërat nacionalistë nga të dy palët”, tha Katrougalos, ndërsa kritikoi gjithashtu edhe qëndrimin e Partisë më të madhe opozitare greke, Demokracia e Re, teksa u shpreh se rasti “rrëshqiti në nacionalizëm”.

“Nuk duhet që deklaratat të bëhen për të kënaqur përkohësisht veshët e auditorëve tanë”, shtoi zv.ministri, ndërkohë që dënoi këngët e parullat ekstremiste në Bularat gjatë ceremonisë së varrimit të Kacifës.

“Nuk është pjesë e të drejtave të minoritetit kur merr dikush një armë të rëndë dhe nuk e kam fjalën vetëm te ngjarja (e 28 tetorit). Nuk e di nëse i patë videot me këngët e njohura nacionaliste për Epirin e Veriut”, tha Katrougalos.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 16:22

Nënkryetari i PD,Edmond Spaho thotë se nuk do të hyjnë në zgjedhjet vendore pa u plotësuar kushtet e tyre. Largimi i Ramës është kusht dhe për negociata me mazhorancën për tejkalimin e krizës.

Postuar: 20/03/2019 - 16:17

Kreu i shtetit është shndëruar në një turist presidencial, duke përdorur paratë e shtetit nëpër t

Postuar: 20/03/2019 - 16:12

Pas djegies së mandateve nga opozita, pritet që të tjerë kandidatë të rinj të pranojnë mandatin e

Postuar: 20/03/2019 - 15:56

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor të Krujës, dr

Postuar: 20/03/2019 - 15:08

Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me padinë e bërë nga Parti

Postuar: 20/03/2019 - 15:05

Edhe pse kanë kaluar 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, Feruzan dhe Zamira Durdaj, të cilët kanë h