BREAKING NEWS

BBC News konfirmon ekzistencën e vaksinave me çip të Bill Gates, miliarderi përgënjeshtron dhe akuzon mediat sociale

BBC News  konfirmon ekzistencën e  vaksinave me çip të Bill
x

Politike

“Nuk mund të mbulohet me lajmet e hidhura që përcillen çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë!”, kërkesa urgjente e Bardh Spahisë për qeverinë

“Nuk mund të mbulohet me lajmet e hidhura që përcillen

Ish-ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia e ka konsideruar qeverinë një lajmëtare vakie dhe pa strategji në mes të shpërthimit të rasteve me koronavirus.

Bardh Spahia shkruan:

“Qeveria e deshtuar, si lajmetare vakie e pa strategji!!! Ky është roli që po mbajnë fatkeqësisht autoritetet që prej 8 Marsit! E qartë është se Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19! Javët e mbylljes së shqiptarëve nuk u shfrytëzuan për ndërtimin e një strategjie konkrete pas hapjes, pasi u bë e qartë se tashmë do bashkëjetohet edhe me këtë virus.

Apatia për të reaguar dhe numri ende i ulët i testimeve, kur situata ka dalë jashtë kontrollit, për shkak të mungesës së një strategjie ka bërë që shifrat të rriten shumë më tepër se në muajt e parë të pandemisë. Këto shifra në rritje po bëjnë që Shqipëria të mbetet në listën e vendeve që e kanë të ndaluar hyrjen në vendet e BE.

Në këtë panoramë, Edi Rama hesht edhe pse numri i viktimave rritet për ditë, edhe pse virusi tashmë ndodhet në pothuaj cdo institucion publik! Heshtja në fakt zbulon mungesën e një plani konkret, të cilin qeveria duhej ta kishte gati e ta ndante me qytetarët. Në këtë mënyrë secili do kishte rolin e vet të qartë.

 Sic shihet llogari I kërkohet vetëm qytetarëve, nga institucione që vetë kanë shkelur protokollet e janë bërë të pasigurta për shëndetin e qytetarëve! Eshtë skandaloze që Shqipëria të ketë kaq shumë vatra infeksioni, të zbuluara jo nga gjurmimi, teksa paguhen kontrata PPP për shëndetësinë!!!!

Vetë institucionet e kujdesit shëndetësor janë vatra të nxehta infeksioni dhe heshtja apo mohimi i këtij realiteti, bën dyfish përgjegjës ata që paguhen për sigurinë shëndetësore të qytetarëve!

Dështimi i Edi Ramës nuk mund të mbulohet me lajmet e hidhura që përcillen cdo ditë nga ministria e shëndetësisë! Ajo nuk është punë! Eshtë indiferencë dhe terror publik, ndërsa duhet vepruar sa më shpejt me një strategji për të stabilizuar së pari këtë situatë!”.

Më të lexuarat