BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Politike

Nuk ndalen debatet në PD, Berisha sulmon ambasadoren Kim, Luan Baçi akuza Bashës për spostimin nga dega e Fierit

Nuk ndalen debatet në PD, Berisha sulmon ambasadoren Kim, Luan Baçi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të zyrtarëve amerikanë, sidomos ndaj ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim dhe Sekretarit të Departamentit Amerikën të Shtetit, Antony Blinken. Ndryshe nga sa ka ndodhur ditët e fundit, ku kundërshtarët e tij i sulmon nga “Foltorja”, këtë herë ish-kryeministri Berisha ka zgjedhur një gazetar amerikan për të hedhur akuza kundër atyre që ai i konsideron “armiq”. Më konkretisht duke folur për gazetarin L.Todd Wood, në emisionin e tij “Information Operation” në “CDMedia”, Berisha ka sulmuar hapur Departamentin Amerikan të Shtetit, Sekretarin Antony Blinken dhe Ambasadoren Yuri Kim, të cilën e etiketon si anëtare të Partisë Socialiste. Sipas Berishës, diplomatja amerikane flet më gjuhën e qeverisë “Rama” dhe jo atë të Uashingtonit. “Ambasadorja e SHBA-së duket se është kthyer në një anëtare partie e partisë tjetër. Ajo ndërhyn në politikën shqiptare. Ajo ndërhyn jo vetëm në politikën shqiptare në përgjithësi, por edhe në problemet e brendshme partiake duke bërë kërcënime, duke u shprehur se nuk ju njohim, etj. Megjithatë, vullneti i shqiptarëve do të mbizotërojë. Unë kam besim se Shqipëria do të ketë një opozitë të vërtetë të fuqishme dhe jo fasadën e narko-shtetit që ka aktualisht”, deklaroi ai.

Ish-kryeministri sulmon sekretarin Blinken

Por ndërkohë ish-kryeministri Berisha është treguar i ashpër edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Gjatë intervistës së tij për gazetarin Wood, Berisha akuzoi sekretarin Blinken se e ka shpallur atë “non grata” pa u bazuar në prova dhe fakte. “Kur lexova mesazhin në Twitter të Sekretarit Blinken, që thoshte se kisha kryer korrupsion në shkallë të lartë dhe kisha minuar demokracinë, u habita jashtë mase. Reagova, sigurisht. I shkrova një letër dhe shpjegova se kjo ishte vepër e George Sorosit, e veglës së korruptuar të Sorosit, Edi Ramës, dhe gjithashtu vendosa t’i drejtohem Gjykatës Ndërkombëtare dhe të padis për shpifje. Jo për vendimin që ai e merr në cilësinë tij për të përcaktuar se kush mund të hyjë e kush jo në vendin e tij, për sa kohë që ai është Sekretari i Shtetit. Por, shpifja nuk mund të përdoret kurrsesi për të ushtruar detyra zyrtare”, nënvizoi Berisha.

Vijojnë përplasjet në PD, Baçi akuza Bashës

Megjithatë teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të sulmojë amerikanët në mediat e huaja, mbështetës të tij kanë vijuar sulmet në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha. Ka qenë deputeti i Partisë Demokrtike, Luan Baçi, i cili dje gjatë një prononcimi për mediat theksoi se “de facto” ai vijonte të ishte kryetar i PD në degën e Fierit, ndërsa shtoi se Bashën e konsideronte si ish-kryetar dhe se nuk e kishte merituar rizgjedhjen në postin e kreut të demokratëve. “Degën e Fierit vazhdoj ta drejtoj unë “de facto” për vetë faktin se po të shihni takimet e mia janë të përditshme me kryetarët e grup-seksioneve. Pavarësisht nga veprimi i turpshëm i bërë nga lidershipi i PD duke hyrë si hajdutë në zyrat e PD dhe duke i mbajtur ato thjeshtë si godina. Pra individë që nuk kanë mbështetjen e bazës nuk mund të quhen se drejtojnë PD-në në Fier. Kemi 15 kryetarë grup-seksionesh dhe 15 sekretarë të grup seksioneve që janë të aftë në punën që bëjnë. Duke qenë një situatë e tillë nuk ishte e nevojshme një veprim i tillë nga kryetari në detyrë apo ish-kryetari Lulzim Basha”, deklaroi Baçi.