Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk ndalet ambasadori i BE, i jep ‘shuplakën’ tjetër të fortë Metës: Ky është mesazhi im i qartë!

Postuar: 24/05/2019 - 10:25

Ambasadori i BE-së në Shqipëri në mënyrë indirekte i ka dhënë një tjetër përgjigje të qartë kreut të shtetit shqiptar për Reformën në Drejtësi. Presidenti pak ditë më parë kritikoi ashpër BE-në dhe tha se reforma që po zbatohet në Shqipëri nuk sjell drejtësi europiane. Por sot Luigi Soreca gjatë një aktiviteti me shoqërinë civile u shpreh se reforma në drejtësi po zbatohet në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe se duhet të mbështetet nga çdo politikan.

"Reforma në drejtësi i ka dhënë një shtysë të re pjesëmarrjes së shoqërisë civile që jo vetëm monitoron sistemin, po janë aktorë të vetë sistemit. Ibrahimi dhe Llagami janë shembulli kryesor, pasi janë në krye të dy këshillave. Kjo reforma ka bërë një ndryshim të madh për sistemin e drejtësisë. Mesazhi im kyç sot është që t'u inkurajoj që të jeni pjesë aktive e sistemit të drejtësisë, është i juaji dhe përgjegjësia juaj për ta përforcuar. Dje në rastin e përvjetorit të vdekjes së Falcone-s citova një mesazh të tij 'një botë më e mirë nuk është thjeshtë ëndërr, por përgjegjësia e të gjithë neve'. BE-ja është partneri juaj kryesor dhe si BE bëjmë të pamundurën që të keni të gjitha burimet e mjaftueshme financiare. Ne do të vijojmë që të japin mbështetjen tonë si partneritet në sistemin e drejtësisë. Kjo do të jetë një fushë kyçe për mbështetjen tonë duke  menduar krerët 23 dhe 24 për integrimin. Shoqëria Civile është pjesë kyçe e imunitetit të trupës gjyqësore. Sistemi do të duhet që të mbrohet, kjo punë na përket të gjithëve ne.

Çdo qytetar të refuzojë që të japë apo marrë ryshfet. Shumica e shqiptarëve janë për reformën dhe duan të shohin rezultatet. Është arritur një përparim i madh përsa i përket integritetit si në vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Reforma e drejtësisë është zbatuar në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin, reforma po ecën përpara dhe është e pakthyeshme, të gjitha institucionet shqiptare duhet ta mbështesin atë. KE do të publikojë pas pak ditësh raportin e progresit, do të shikojmë atë që është bërë dhe atë që duhet bërë. Do të shikojmë edhe tranzicionin. Ne nuk duhet të harrojmë çmimin dhe koston që paguhet dhe do të kishim paguar pa këtë reformë. Reforma në drejtësi dhe integrimi është përparësi për çdo politikan, arsyeja për t'u bashkuar dhe jo për t'u ndarë", tha ambasadori i BE-së.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 14:03

Nisin punimet në Mësonjëtoren e parë shqipe, e cila ndodhet në Korçë.

Postuar: 16/09/2019 - 13:51

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një dokument që sipas saj provon përfshirjen e krye

Postuar: 16/09/2019 - 13:48

Në kuadër të ditës së parë të shkollës, për vitin e ri mësimor, ministrja e Arsimit ka vizituar s

Postuar: 16/09/2019 - 13:21

Senida Mesi, deputetja e PS është nënë e tre fëmijëve dhe sot në nisje të vitit të ri shkollor ka

Postuar: 16/09/2019 - 12:57

Në ceremoninë e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, kryebashkiaku Veliaj thumboi presidentin Ili

Postuar: 16/09/2019 - 12:45

Të bësh ëndrrën realitet, kjo është një gëzim i madh i shprehur në sytë e personit që e realizon.

Postuar: 16/09/2019 - 12:40

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë Christian Lange konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugë