Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk ndalet Kreshnik Spahiu, i nxjerr skenarin e errët Sali Berishës: Laku amerikan po i shtrëngohet, ja çfarë i ka ndodhur familjes së tij

Postuar: 17/02/2019 - 20:30

Ish aleati i Bashës Kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e organizuar nga opozita.

Sipas tij ish-kryeministri Berisha mori dje protagonizmin e viteve 90 dhe e la Bashën nën hije.

Sipas Spahiut, reagimi i fortë i tij për të destabilizuar vendin erdhi si një reaksion personal pas refuzimit të vizës amerikane të gjithë familjes së tij.

Postimi i Spahiut

Sali Berisha kishte 6 vjet që nuk fliste në asnjë protestë. Ai madje nuk ngjitej as në podium. 
6 vjet rrinte aty poshtë me militantët dhe i linte hapësirë Lulit të merrte popollaritet me qëllim që ai të lartësohej. Kërkonte me çdo kusht të binde popullin që kryetar është Lul Basha dhe jo ai.
Po cilat janë shkaqet që Berisha dje mori sërish protagonizmin e viteve 90 dhe e la Lulzim Bashën në hije:
1- Protesta erdhi si një reaksion personal i Berishës pas refuzimit të vizave amerikane të gjithë familjes së tij. Kjo ngjarje e papreçedent ishte një masazh i zi për Berishën që laku amerikan do shtrëngohej.
2- Ardhja në Tiranë e prokurores kroate në programin 3 vjeçar EURALIUS e cila ka arrestuar ish-kryeministrin kroat Sander ishte një mesazh tjetër negativ që SPAKU në Tiranë do ndjek praktikat Ballkanike të arrestimit të ish-kryeministrave të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Rumanisë. Tashmë po afrohej rradha e Shqipërisë.
3- Viti 2018 e nxori lidershipin opozitar krejt jasht loje pasi çdo protestë popullore kishte organizim jo partiak madje jashtë opozitar. Protestuesit në Kalimash, ata të mbrojtjes Teatrit apo për më shumë studentët ishin një sinjal që në Shqipëri kërkohet një opozitë e re kundër PD-PS.
4- Lideri i emëruar me testament në Parti Lulzim Basha e ka zhgënjyer në profilin tejet të ulët dhe letargjik brenda elektoratit apo strukturave duke e detyruar Berishën të vendos në zgjedhjet e fundit në parti gjithë klanin e tij dhe familjes për ta vënë 100% në kontrroll drejtimin e PD.
Ndër të tjera dje i dha një goditje fatale të vetmes pikë të fortë të Lulzim Bashës, që janë mardhëniet e tij me diplomatët. Dje Berisha e nxori bllof Lulzim Bashën sepse ky i kishte thënë garanci zv.ambasadores amerikane që nuk do përdorej dhunë gjatë protestës.
5- Tre deputë të Bundestagut gjerman i kërkuan një muaj më parë me ngulm Bashës dhe Berishës se cilat janë kushtet ligjore dhe politike për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që PD ka nevoj për ti ti fituar zgjedhjet dhe që ata ti ushtronin presion qeverisë Rama deri në aprovim. Por Berisha dhe Basha i lanë të zhgënjyer sepse nuk kishin asnjë kërkesë, madje ishin tërhequr edhe nga kauza e çadrës për “votim elektronik’
Për të gjitha këto arsye, Sali Berisha kishte dje tre mezazhe të qarta për mbarë oponion publik dhe kryesisht ambasadorët e SHBA dhe BE:
1- Kryetar de fakto i opozitës është Sali Berisha dhe jo Lulzim Basha
2- Shqipëria s’ka alternativ tjetër opozitare përveçse Monika-Berisha dhe kjo të konsiderohet e keqja më e vogël për ti rikthyer sërish në pushtet
3- Nëse ndërkombëtarët nuk i japin garanci për jetën, lirinë, pasurinë dhe familjen ai ka gjithë fuqinë ta destabilizoj Shqipërinë.
Dje, Berisha i ra portës kryeministrisë që të dëgjoj Ëashingtoni dhe BE.
Ai nuk kërkon as shkarkimin e Ramës dhe as burgosjen, sepse e kishte në dorë ta burgoste gjatë 8 viteve kur qeverisi Shqiprinë. 
Jo jo ai s’do burg, përkundrazi do garantimin përjetsisht të lirisē tij, Metës, Ramës, Bashës.
Kërkon që të garantohet marrveshja e 3 oligarkve që s’do preken dhe s’do lejohet asnjë opozitë e re që të lind në Shqipëri.
Prandaj dje ai mori protagonizmin dhe drejtimin e partisë, për të protestuar jo kundër Edi Ramës por kundër ambasadorve, studentve, rinisë dhe çdo lëvizje të re që kërkon ti mbyll ciklin e tij 30 vjeçar.
Ambasadorët në këto kushte kanë dy alternative:
1- T’ju garantojnë të treve paqe dhe liri por Shqipëria të qeveriste prap edhe 30 vite tjera nga këto 3 familje,
2- Ti arrestojnë të tre dhe Shqipëria të destabilizohet përkohësisht por cikli i tyre politik të mbyllet dhe një elitë e re të qeveris 30 vitet e tjera.
Amerikanët duhet kuptojnë që s’duhet ti heqin Berishës vizën amerikane por duhet ti heqin vizën shqiptare!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2019 - 23:40

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka treguar vendimin e opozitës për qeverinë teknike.

Postuar: 22/05/2019 - 23:20

Partia e Presidentit francez Emanuel Macron ka kundërshtur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe

Postuar: 22/05/2019 - 23:08

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, komenton letrën publike të kryeministrit Edi Rama drejtua

Postuar: 22/05/2019 - 22:40

Kryeministri Edi Rama ju drejtua sot pasdite, përmes një letre të hapur, kryetarit demokrat Lulzi

Postuar: 22/05/2019 - 22:30

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë mesazhin nga qyteti i Durrësit ku me anë të një postimi në &l

Postuar: 22/05/2019 - 22:27

Gazetari, Artan Hoxha ka folur për dosjen 339/1 ku është i përfshirë kryebashkiaku Vangjush Dako.

Postuar: 22/05/2019 - 22:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka marrë dy vendime të rën