BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Politike

Nuk ndalet kryeministri Rama, zhvillon telefonatën e rëndësishme që në mëngjes dhe jep lajmin e mirë (VIDEO)

Nuk ndalet kryeministri Rama, zhvillon telefonatën e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një telefonatë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Rama ka telefonuar kandidatin për deputet në Dibër të PS-së, Dionis Imerajn.

Rama përmes kësaj telefonate e ka pyetur Imerajn se si po shkon fushata elektorale në këtë qark, dhe e ka porositur që të takojnë njerëzit kudo për të komunikuar nga afër me to.

Gjithashtu në këtë bisedë kreu i qeverisë ka theksuar se ëndrra e dibranëve është shumë afër, sipas tij Rruga e Arbrit do të mbarojë brenda këtij viti.

BISEDA RAMA-IMERAJ

Rama: Dionis si je?

Imeraj: Njerzit po i takojmë një nga një. Ka frymë shumë pozitive!

Rama: Ai azilanti i Kamzës ça bën ai?

Imeraj: Ai bën xhiro më duket se nuk ka bërë as vaksinën ai infekton njerzit nëpër klube. Shumë frymë pozitive do ta mbyllim me sukses, kam shumë besim.

Rama: Po kjo partia kontrollorëve ajror?

Imeraj: Kjo nuk është asgjëkundi dalin nëpër terren por nuk kanë potencial, ka humbur fare.

Rama: Me njerëzit duhet shumë komunikim kudo, pakënaqësitë janë legjitime njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ne kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur. Fokusin e kemi, durimin e kemi, edhe karakterin padiskutim duhet të fokusohemi tek njerëzit. Rruga e Arbrit do të realizohet brenda këtij viti dhe si zoti dhe para afatit.

Më të lexuarat