BREAKING NEWS

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish ministri i Drejtësisë zbardh detajet dhe zbulon prapaskenat

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish
x
BREAKING NEWS

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën ‘bombë’: Samiti i nesërm, përpjekja e fundit e BE për të eliminuar...

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret entuziazmin Flamur Nokës: Kur trukohen janë maskaradë, mos më trego mua...

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk përmbahet Evi Kokalari, sulmon ashpër Alimehmetin

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk
x
BREAKING NEWS

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i menjëhershëm i Metës

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë
x
BREAKING NEWS

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga ullinjtë e Saliut

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga
x
BREAKING NEWS

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind Këlliçi dhe habit me deklaratën: Ilir Alimehmeti do të jetë...

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind Këlliçin, Ilir Alimehmeti tërhiqet papritur nga balotazhi i Primareve të Tiranës

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind
x

Politike

“Nuk ngurroi të derdhte gjakun për Kosovën”/ Bujar Leskaj përkujton rënien e komandantit të shquar legjendar dhe zbardh mesazhin e fundit: Një ditë përpara se të jepte jetën së bashku me bashkëshorten e tij...

“Nuk ngurroi të derdhte gjakun për Kosovën”/ Bujar

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, me anë të një postimi në rrjetin social ka përkujtuar rënien e komandatit legjendar, Fehmi Lladrovcki.

"Heronjtë e eposit të qëndresës së Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike e të njohura të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, gjithashtu komandant Fehmi Lladrovci dhe nje luftetar i shquar i Kroacise. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit kjo brigadë mori pas rënies së tij heroike", shkruan ndër të tjera Leskaj.

Postimi i plotë i Bujar Leskajt:

24 vite nga rënia e komandantit legjendar, Fehmi Lladrovci
24 vite më parë, një ditë përpara se të jepte jetën së bashku me bashkëshorten e tij Xhevën, komandanti legjendar, Fehmi Lladrovci u tha bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së: “Ku ka ditë më të mirë se sot për të vdekur për atdhe. Mos u frikësoni, kush e ka dekën ka për të rënë në altarin e Lirisë. Kemi për të bërë luftë, që do të futet në analet e historisë.”

Të nesërmen në 22 shtator 1998, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij, luftëtarja sypatrembur, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, ranë heroikisht, në një betejë të pabarabartë me forcat serbe.

Heronjtë e eposit të qëndresës së Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike e të njohura të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, gjithashtu komandant Fehmi Lladrovci dhe nje luftetar i shquar i Kroacise .

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit kjo brigadë mori pas rënies së tij heroike.

Fehmi Lladrovci nuk ishte vetëm luftëtar. Intervista e Fehmi Lladrovcit dhënë gazetarit anglez të BBC World, në maj të vitit 1998, shpreh tërë filozofinë politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklarimit të gazetarit të huaj se: “...për serbët ju jeni terroristë”, Fehmiu, do t’ia kthejë:

“Mirë, le të argumentojnë serbët vetëm një akt të terrorizmit të ushtruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne mund t’i numërojmë mijëra raste të terrorit të bërë nga falangat serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare. Le të tregojnë ata vetëm një njeri të pafajshëm , i cili është vrarë nga UÇK-ja, një njeri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua, kudoqofshin ata në territorin e Kosovës. Armët nuk i kemi marrë në dorë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë. I morëm kundër regjimit serb dhe kundër forcave policore dhe ushtarake serbe që janë në Kosovë”.

Ndërsa pyetjes së këtij gazetari se: “A do të vdiste për Kosovën?”, ai, me një buzëqeshje karakteristike, do t’i përgjigjej: “Me gjithë dëshirë. Ky do të ishte nderi më i madh për mua!”
Dhe vërtet, komandanti i shquar i UÇK-së nuk ngurroi të derdhte gjakun për Kosovën, lirinë e pavarësinë e saj, për të hyrë në Panteonin e përjetësisë e të nderit të heronjve të çështjes sonë kombëtare dinjitoz krahas Komandatit te Pergjithshem te UÇK-së ,Heroit Adem Jashari dhe deshmoreve te tjete te kombit shqiptar!

Për Fehmi Lladrovcin, bashkëshorten e tij, Xhevën dhe epopenë e UÇK-së, studiuesi, gazetari, shkrimtari, ish- kryetari i LPK, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe drejtues i UÇK, z. Bedri Islami ka shkruar librin “Përjetësia e dyfishtë: Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme”.

Ne komunen Drenas eshte vendosur Monumenti madheshtor i heronjve , çiftit Lladrovci në Sheshin e Madh të heronjve te kombit .