BREAKING NEWS

Obama, Melinda Gates dhe Fauci mbikqyrësit e laboratorit të Wuhanit në 2015 kur Bill Gates paralajmëroi rrezikun nga virusi

Obama, Melinda Gates dhe Fauci mbikqyrësit e laboratorit të Wuhanit
x

Aktualitet

Nuk përmbahet babai i 26-vjeçarit të akuzuar për vrasjen horror: Ta hedhin në liqen siç hodhën Dritën, ose ta pushkatojnë në mes të Mallakastrës

Nuk përmbahet babai i 26-vjeçarit të akuzuar për vrasjen

Vrasja e Drita Saliajt shkaktoi mjaft zemërim në opinionin publik. Por detajet e dosjes kanë shtuar akoma më shumë tronditjen. 51-vjeçarja nga Mallakastra jo vetëm ishte vrarë, por edhe përdhunuar.

Në dosje, një prej autorëve kishte rrëfyer se krimi ka ndodhur për pazare droge.

Babai i 26 vjeçarit Ervis Zotaj, një prej tre te akuzuarve te 52 vjeçares Drita Saliaj ne Gjerbës të Mallakastrës, kërkon dënim me vdekje për të birin

Ai thotë se drejtësia duhet të zbardh sa më shpejt këtë ngjarje dhe të ndëshkoje autorët. I pyetur nga Top Channel për ngjarjen, babai i Ervisit, thotë se për të birin duhet dënim maksimal.

“Ta vrasin. Nuk ma merr mendja se evlati im ta ketë bërë, por nëse e ka bërë le ta çojnë në mes të Mallakastrës dhe ta vrasë i zoti i hallit dhe ta hedhë atje ku hodhën atë (Drita Saliaj).

I pyetur nëse ka frikë nga ndonjë hakmarrje, ai thotë se gjithcka mund të ndodhë por kërcënime nuk ka patur.