Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk përmbahet Basha dhe bën publik emrat: Boll më, ja çfarë do ndodhë shumë shpejt

Postuar: 20/06/2019 - 16:25

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot nga selia e blu se kushdo që sot drejton vendin dhe ka përgjegjësi për të burgosurit në mënyrë të paligjshme  do të ndëshkohen dhe do të zëvendësojnë vendin e tyre në qelitë e burgut. Basha tha se vendin e ish-deputetit, Bardh Spahia dhe të burgosurve të tjerë të pafajshëm, do ta zënë Ardi Veliu, Sandër Lleshaj dhe Edi Rama.

'Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe më e pashpirtë e Edi Ramës. Në misionin e tij për të dhunuar popullin duket se është në kënaqësinë e tij dhe të shefit të tij. Secili prej jush, me apo pa uniformë, nga krimineli Ardi Veliu do të jenë në burg shumë shpejt. Në qelinë ku është sot Bardh Spahia do të jetë njëri prej jush. Në qelitë ku janë qytetarët e pafajshëm, do të jeni ju. Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të mbajnë përgjegjësi. Nuk do të arrihet asnjë qetësi politike në Shqipëri pa u ndëshkuar kriminelët. Në administratë do të mbeten vetëm pjesa e aftë dhe profesionale. Në Shqipëri nuk do të ketë më kriminelë as në institucione, as në rrugë as në qeveri. Boll më me nënshtrimin ndaj tyre, për këtë duhet të bashkohemi si qytetarë pa dallime partiake nesër në orën 20: 00 në Tiranë', tha Basha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2019 - 23:46

Duket se këtë verë nuk ka pushime për kreun e PD-së, Lulzim Basha pasi partia e tij la Kuvendin dhe bojkotoi zgjedhjet.

Postuar: 22/07/2019 - 23:23

Tre vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, tashmë do kemi edhe një godinë që do e simbolizoj

Postuar: 22/07/2019 - 22:57

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi mohon të ketë pasur një takim sekret sot mes kreut

Postuar: 22/07/2019 - 22:42

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi një foto të një breshke në “Facebook”

Postuar: 22/07/2019 - 22:20

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma u shpreh se PD ka ndaluar vijimin e punës në Unaz

Postuar: 22/07/2019 - 22:13

Rumania mbylli Presidencën e BE-së, ndërsa ambasada e saj në Shqipëri organizoi një aktivitet ku

Postuar: 22/07/2019 - 22:10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë të hënë me stru