BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Politike

Nuk pritej! Krerët e diplomacisë europiane parashikojnë një datë tjetër për negociatat e Shqipërisë

Nuk pritej! Krerët e diplomacisë europiane parashikojnë një

Ministrat e BE-së po diskutojnë sot situatën në fushën e zgjerimit dhe politikës së pranimit në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel

Në takim u diskutua se prill 2020 duhet të jetë data për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Propozimi francez është shumë i gjerë. Është mirë që shtetet anëtare kanë propozimet e tyre, por duhet të presim që ekipi i ri i Komisionit Europian të fillojë punën, në mënyrë që të arrijmë unanimitetin për hapjen e negociatave me dy vendet”.

Këtë deklaratë ministrja e jashtme e Finlandës Tytti Turpurainen, e bëri në hyrje të takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme në Bruksel, ditën e sotme.

Që në fillim Finlanda ka qenë një nga vendet që kanë mbështetur Shqipërinë, për hapjen e negociatave, dhe ka qenë e angazhuar për të lobuar tek vendet e tjera anëtare, që të jepnin vendim pozitiv më 18 tetor.

Ministrja e jashtme e Finlandës Tytti Turpurainen, mban njëkohësisht edhe pozicionin e presidencës në BE.