BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

“Nuk qëndron Damian Gjiknuri pas draftit të paraqitur nga PS”, deputeti socialist lëshon thirrjen e fortë ndaj opozitës: Nuk do e çojmë Shqipërinë në kolaps!

“Nuk qëndron Damian Gjiknuri pas draftit të paraqitur nga

Deputeti socialist Adnor Shameti ka kërkuar që opozita të paraqesë variantin e saj lidhur me draftin e PS për hapjen parimisht 100% të listave. Në studion e ABC Neës, Shameti u shpreh se pasi të arrihet një variant i ndërmjetëm i këtij drafti palët mund t’i drejtohen ODHIR për të arritur konsesus për pikat që nuk ka dakordësi.

Sipas tij largimi i opozitës nga Këshilli Politik është i gabuar, ndërsa shpjegoi draftin e paraqitur nga PS, duke theksuar se ai garanton votën preferenciale dhe hap garës edhe brenda së njëjtës listë.

“Drafti i paraqitur nga Gjiknuri është një draft paraprak dhe i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit dhe garanton hapjen e listave dhe përdorimin e votës preferenciale nga të gjithë votuesit për të zgjedhur individët që ata duan. Qëndrimi i Islamit është personal dhe nuk ka lidhje me draftin.

Nuk do të thotë se do të jetë ky varianti përfundimtar i dakordësuar. Opozitat presin të shprehet ODHIR për këtë draft. Por ODHIR nuk bën drafte, por japin ndihmë me ekspertë. Nëse opozita ka pretendime mbi atë draft, janë të lutur të paraqesin variantin e tyre.

ODHIR nuk inicion ndërhyrje në kushtetutë apo në ligjin zgjedhor. Ajo operon përmes raporteve periodike. Në bindjen tonë si maxhorancë, largimi i opozitës nga Këshilli Politik është i gabuar. Listat bëhen nga forumet e një subjekti politik të caktuar dhe në finale dorëzohet nga kryetari.

Është ai që harton listën, Hapja e listave, ky variant i paraqitur nga PS e realizon më së miri votën preferenciale dhe përmbysjen e listave. Mjafton një kandidat i renditur. Kjo e bën garën shumë interesante. E hap garën mes pjesëtarëve të së njëjtës listë”, tha Shameti.

Ligjvënësi socialist deklaroi gjithashtu se ditën e djeshme është mbyllur afati i aplikimeve për të zgjedhur anëtarët e “qeverisë” së re të zgjedhjeve, ndërsa javën e ardhshme Komisioni i Posaçëm do të paraqesë renditjen e kandidatëve në Kuvend.

Ai shprehu bindjen që palët do të rikthehen në Këshillin Politik dhe nuk do ta lënë Shqipërinë të shkojë në kolaps duke penguar procesin zgjedhor. Shameti vuri theksin se pas draftit të paraqitur nga PS nuk qëndron Damian Gjiknuri duke nënvizuar se ai flet në emër të të majtëve.

“Thelbi dhe shtylla kryesore ishin ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë që sanksionoi hapjen e listave. Është e rëndësishme të sqarojmë që ndryshimet heqin konceptin e koalicioneve dhe i lihet në dorë ligjit zgjedhor. Në këtë kuptim përmes draftit të paraqitur nga ne do të gjendet një produkt përfundimtar.Unë u mundova ta sqaroja si funksionon.

Me atë draft që është paraqitur nga PS, shikohet mënyra e organizimit dhe shtetasit pas ndryshimeve kushtetuese ushtrojnë votën e tyre preferenciale. Por kjo nuk zgjidhet duke ikur nga tavolina.

Në Komisionin e ligjeve kemi përmbyllur përcaktimin e komisioneve të KQZ. Dje është mbyllur fati për aplikimet. Mendoj se javën në vazhdim komisioni i posaçëm do bëjë atë renditjen dhe do e dërgojë listën në Kuvend.

Unë kam bindjen që palët do rikthehen në këshillin politik dhe do ketë variante nga secila palë. Nuk do të lëmë Shqipërinë që të shkojë në kolaps dhe të mos realizojë dot proces zgjedhor. Gjiknuri përfaqëson PS nuk flet në emrin e vet në Këshillin Politik”, përfundoi Shameti.