BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

“Nuk shtegtoj si disa deputetë që u del boja në një qark”/ Nuk përmbahet Niko Peleshi, nxjerr prapaskenat dhe ka një paralajmërim: Fundi im politik do vijë kur...

“Nuk shtegtoj si disa deputetë që u del boja në një

Deputeti Niko Peleshi teksa foli për marrëdhënien e tij me kryeministrin Rama, bëri të ditur prerazi se nuk e shikon veten askund tjetër përveçse drejtues politik i qarkut Korçë, ndërsa tregon edhe lidhjen që ka me këtë vend. Sipas tij modeli i politikanëve shtegtarë që lëvizin nga një vend në një tjetër kur i del boja nuk i përshtatet vetë atij.

"Unë do ngelem korçar dhe një korçar qe i ka vënë vetes mision te lere pas apo të marre me vete nje dite kujtime te mira per punen qe ka bere ne raport me komunitetin. Kjo mund te duket si poezi po seshte fare poezi. Pastaj politika eshte një gjë tjeter. Unë e kam të lidhur mbase në mënyre atipike politiken me Korçen në kuptimin qe se mendoj veten si një politikan shtegtar. Unë nuk mund te jem deputet i nje qarku tjetër, ne rast se do vije nje dite qe nuk e uroj që në qarkun e Korçës te mos kem kredit politik ai do te jetë fundi im politik. Nuk kam ndermend të shtegetoj si politikan qe kur i del boja diku, shkon ku se njohin. Kete model politike qe mund te jete ok une se ngjit dot ne veten time", tha Peleshi.

Kodi i ri Zgjedhor sipas Peleshit nuk shkel marrëveshjen e 5 qershorit, ndonëse ka pranuar se kjo formulë nuk lejon koalicionet.

"Marrëveshja e 5 qershorit ishte një marrëveshje politike jo e detyruar nga ligji, po e detyruar nga dhënia e një legjitimiteti politik të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet kushtetuese është thënë disa here, nuk e injoruan dhe nuk nëpërkëmb marrëveshjen e 5 qershorit ato vetem sa shtuan dhe saktësuan mbi atë bazë me pas me ndryshimet e shtatorit të kodit zgjedhor një sistem zgjedhor i cili i jep fund një lloj non sensi të pashpjegueshëm të trashëguar nga e kaluara mirë apo keq për të gjitha partitë njëlloj të formules së koalicioneve. Formula e koalicioneve nuk ishte një formulë e cila mund të gjendej në një shtet tjetër të demokracive me te cilat duam te krahasohemi dhe perafrohemi.

Nuk shkuam te primi ka qene ne diskutimet tona politike edhe ajo formule jo tani po flas në të gjitha zgjedhjet. Shkuam te një formule që nuk lejohen koalicionet por që çdo parti merr mandate në varësi të votave që merr. Jo nje parti e vogël merr mandate me gjysmat e votave partia e madhe merr tepricat. Kjo është ajo që u korrigjua. Nuk shikoj arsye për asnjë parti të shpenzoje energji me kodin nuk të bën formula fitues të bën vota popullore. Ne nuk kemi nje kod i cili deformon votën popullore, ne rast se nje parti merr me shume vota do te marre me shume mandate Kjo eshte formula qe kemi sot", shtoi ai.

Më të lexuarat