BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Politike

“Nuk u futa në politikë se doja të isha politikan”/ Rama tregon si mori vendimin t’i bashkohej PS: Unë isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë...

“Nuk u futa në politikë se doja të isha politikan”/

Kryeministri Edi Rama u kërkoi të rinjve që t’i besojnë PS-së për të mos ndaluar, sipas tij në mes reformat e ndërmarra.

“Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan. Unë isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë besimi shumë i fortë që ky vend bëhet.

Dhe nëse ky vend nuk është bërë dhe nëse në këtë vend njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse kjo ka ardhur se ajo shumicë njerëzish që besojnë te puna, vetja dhe guximi i tyre i kanë lënë të tjerët të marrin vendime për ata.

Unë kam hyrë në këtë rrugë, pasi nuk doja që fatin tim t’jua delegoja të tjerëve. Mos u lodhni, mos u dorëzoni, ngjitja në majë është e vështirë. Kjo botë është e atyre që nuk ndalen, që nuk pushojnë” tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij, Edi Rama u shpreh se nuk është kundër largimit të të rinjve shqiptarë jashtë vendit, por nëse ikin të kenë një zanat dhe jo të bien pre e trafiqeve.

“Dhe e duan atë që shohin menjëherë dhe nisen, ikin, është shumë e dhimbshme, kur një i ri largohet dhe ndërkohë nuk e ka as zanatin për të përballuar jetën atje, as përgatitjen për t’u përballuar dhe bie e pre e atyre që i marrin dhe i fusin në shtëpitë e barit në Holandë dhe rrjetet e drogës në Angli apo i trajtojnë si skllevër.

Ajo që unë dua nuk është që të rinjtë të mos ikin, por të zgjedhin dhe nëse vendosin të ikin të jenë të armatosur me një zanat dhe atje ku ikin të jenë shqiptarët që dinë të ofrojnë një shërbim dhe jo t’u bëhet jeta skëterrë, por duhet durim dhe kohë” tha ai.

 

 

Më të lexuarat