BREAKING NEWS

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje të riun shqiptar në Itali dhe largohet menjëherë (Emri)

x

Politike

“Nuk u gjet askush me rekorde kriminale”, Grida Duma flet për hapat e PD-së

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma u shpreh se PD ka ndaluar vijimin e punës në Unazën e Re.

“ Shqipëria është një treg shumë i vogël ekonomik. Padyshim të numërosh oligarkë, siç PD e ka bërë me platformën e saj për rimëkëmbjen e ekonomisë nuk është një gjë e thjeshtë. Edhe nga pikëpamja eketorale. Nëse ne flasim për një treg që superon 2 milion konsumatorë të godasësh 5 - 6 kompanitë e mëdha që përfaqësojnë vende pune, interesa, kjo do të thotë që ke marrë përsipër një sakrificë të madhe ndaj situatës tënde elektorale.

 PD këtë e ka bërë me emra konkretë deri aty sa ndaloi, vijimin e Unazës së Re. PD edhe me faktin që kur u hapën kartat, në listën e parlamentarëve të opozitës nuk u gjet askush me rekorde kriminale, por procesi i dekriminalizimit skarcoi 17 vetë nga opozita tregon që këtu kemi pasur vullnet. Le të ndajmë të mirën nga e keqja tek opozita në mënyrën më të mirë të mundshme.  Padyshim që opozita për mua duhet ta tregojë këtë edhe me përfaqësimin dhe alternativën që duhet të qaset. Nuk ka një mënyrë në politikë se si do të ndodhë e nesërmja, por për mua një mënyrë që siguron në shumicën e rasteve, 99% e rasteve është përfaqësimi me alternativën e vet”, tha Duma në Ora News.