BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Politike

Nuk zbatuan rregullat e vendosura për të luftuar koronavirusin, ministri Lleshaj nxjerr shifrat e ndëshkimeve në rang kombëtar

Nuk zbatuan rregullat e vendosura për të luftuar koronavirusin,

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për shpërndarjen e ndihmave në të gjithë vendin dhe shkeljet e rregullave të vendosura për të parandaluar përhapjen në masë të COVID-19.

"Që nga momenti i parë familjet në nevojë i janë nënshtruar një procesi të shpërndarje së ndihmave humanitare. Janë disa shifra inkurajuese që tregojnë volumin e punës deri mbrëmë në darkë janë ndihmuar mbi 40 mijë familje me paketa ushqimore, shpërndarje e medikamenteve apo shërbime të tjera për të moshuarit që ua çojën në banesat e tyre dhe i inkurajojmë të mos dalin nga shtëpitë.  Në rang kombëtar janë ndihmuar mbi 26 mije paketa ushqimore dhe mbi 5 mijë medikamente dhe 55 mijë shërbime të tjera sociale."

 Në lidhje me shkeljet e rregullave dhe masave të vendosura, Leshaj tha se "duhet të forcojmë masat, janë mbi 1 mijë e 60 qytetarë të ndëshkuar për arsye të ndryshme si qarkullimi jashtë orarit , hapje të bizneseve të mbyllura me urdhër apo qarkullim me mjete pa leje".