Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Numri 2 i PD bën deklaratën e fortë: Edhe nëse arrihet marrëveshja me Ramën, kjo gjë nuk ka për të ndodhur

Postuar: 16/05/2019 - 16:52

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho mohon çdo diskutim midis kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e krizës politike. Në studion e ‘Ditarit’, në A2CNN, Spaho i konsideroi spekulime pretendimet se është arritur një marrëveshje mes palëve.

“Këto janë spekulime, qëndrimi i Partisë Demokratike është fare i qartë: me Edi Ramën Kryeministër, apo drejtues të një qeverie tranzitore, nuk do të ketë negociata. E para gjë që duhet të bëjë Edi Rama është të japë dorëheqjen, të tërhiqet nga Qeveria. Më pas partitë politike bien dakord për qeverinë tranzitore, ose të përkohshme dhe caktojnë detyrat dhe afatet.

Kryeministri Rama ka bërë të qartë që nuk do të ketë negociata lidhur me datën e zgjedhjeve, por për Spahon, edhe nëse arrihet marrëveshje, duke u tërhequr Rama, është e pamundur. “Kur ndeshen diktatorët me qytetarët, gjithmonë fitojnë qytetarët. Ne nuk duam që vendi të shkojë në përplasje civile. Kemi propozuar një platformë, por nuk pranojmë të ulemi në bisedime me atë që ka vjedhur zgjedhjet. Edhe sikur Kryeministri të largohet, 30 qershori është djegur sepse zgjedhjet e lira e të ndershme nuk bëhet për 3-4 javë”, tha Spaho.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 23:56

Familja e presidentit, Ilir Meta gjatë vitit 2018 ka mundur të fusë në arkën e vet, ndër të tjera edhe 39 mijë euro nga shitja e një shtëpie.Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP, familja presidenciale ka dekl

Postuar: 23/05/2019 - 23:15

Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi në emisionin “Opinion” që nëse mbahen zgjedhje

Postuar: 23/05/2019 - 23:02

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, i është përgjigjur nga studio e ‘Opinion’ akuzave të P

Postuar: 23/05/2019 - 22:55

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV

Postuar: 23/05/2019 - 22:50

Aktori Laert Vasili i kërkoi kreut të partisë Konservatore, Kujtim  Gjuzi se nëse në 25 maj

Postuar: 23/05/2019 - 22:38

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi në emisionin Open se letrat e Edi Ramës

Postuar: 23/05/2019 - 22:38

Duke folur për debatin për krizën politike gazetari Robert Rakipllari ka pyetur drejtpërdrejt Ber