BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Politike

Numri 2 i PS bën reagimin e fortë nga Brukseli për liderët e Prishtinës: Kjo nismë nuk e ndihmon Kosovën

Numri 2 i PS bën reagimin e fortë nga Brukseli për liderët e

Pas lajmit nga Parlamenti Europian se në mars do të vendoset dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për negociatat, ka ardhur edhe reagimi i parë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Numri 2 i PS përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kush është kundër ‘Shengenit Ballkanik’ nuk e kupton procesin e integrimit europian, duke theksuar se vëtëpërjashtimi nga kjo nismë rajonale nuk e ndihmon aspak Kosovën.

Postimi i plotë i Ballës:

Ne, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mësojmë nga historia e Bashkimit Europian, nga ideja e parë e deri tek ajo çfarë prezanton sot BE, në pamje të parë një bashkësi e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve etj.
Prandaj kush është kundër Shengenit Rajonal në Ballkanin Perëndimor nuk e kupton procesin e integrimit europian. Nuk e ndihmon aspak Kosovën vetëpërjashtimi nga nismat rajonale, qoftë edhe nga Shengeni Rajonal, që ka më shumë se 10-15 vite që diskutohet në shumë tryeza dhe afro 5 vite që dakordësohet përgjatë procesit të Berlinit.
Edhe samiti i sotëm mes gjashtë parlamenteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Herzegovina dhe Serbia) konfirmoi se sa më shumë të përfshihemi, së bashku, Shqipëri e Kosovë, në dimensionin rajonal, aq më shumë fuqizojmë dimensionin e realitetit tonë edhe në sytë e Serbisë dhe aq më shumë ndihmojmë veten, në rrugën drejt njohjes së plotë e përfundimtare të Kosovës nga të gjithë.
Edhe mesazhi i sotëm në Samitin mes parlamenteve, ku u rikonfirmua rruga europiane e njëjtë për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor është një hap tjetër drejt njohjes përfundimtare. Statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian duhet të jetë stacioni tjetër për Kosovën.