BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Politike

Numri i të infektuarve ende i lartë, bien skenarët për një izolim të dytë, gati testimi serologjik në popullatë

Numri i të infektuarve ende i lartë, bien skenarët për

Është rritur sërish numri i të infektuarve me COVID-19, ndërkohë që dy ditë më parë ishte ulur ndjeshëm. Ditën e djeshme, koronavirusi është shtrirë në disa vatra të reja në Shqipëri, e sakaq në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 raste, nga të cilët 6 janë personel mjekësor. Tirana vijon të jetë epiqendra e virusit, por vlen të theksohet se aty janë shënuar 14 rastet e reja për t'u ndjekur nga Kruja me 3 raste, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër janë konfirmuar nga 1 rast. Këto shifra kanë dalë si rezultat i 243 testimeve të kryera, mes tyre 45 personel shëndetësor. “Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, mëngjesin e djeshëm ka ndërruar jetë një 62-vjeçar.

Nuk ka izolim të dytë

Sakaq ditën e djeshme kanë rënë skenarët për një izolim të dytë të mundshëm. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi me gazetarët. Kryeministri ka prezantuar dje spitalin COVID-4, e cila është struktura më e re spitalore, e përshtatur si një spital karantinë, e vënë në dispozicion për të përballuar çdo rikthim të mundshëm të një vale infektimi. “Tani, unë nuk e ha këtë, që të jemi të qartë tani ne të dy bashkë, po e them miqësisht, që unë të filloj të argumentoj çfarëdoqoftë lidhur me mbylljen e pastaj të shoh titullin, “Rama: Do mbyllemi përsëri”. Jo, këtë unë nuk e ha. Unë thjesht po them që ne e kemi parashikuar, është normale, nuk diskutohet që në kushtet e hapjes rritet ekspozimi e kemi parashikuar që do ketë një rritje... Mund të rriten pra më shumë se sa janë bërë disa parashikime që janë, kuptohet, parashikime optimale, parashikime mesatare, parashikime negative dhe nëse ndodh kjo, situata do të jetë shumë, shumë problematike, por nuk dua të flas për mbyllje sepse sapo jemi hapur”, tha Rama. Sakaq ai bëri një sqarim edhe në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme. Rama tha se nuk ka arsye për të bërë një shtyrje të re. “Nuk ka arsye për të bërë një shtyrje të përgjithshme, po ekzaminojmë idenë e një zone të kufizuar vetëm në vijën bregdetare, për të pasur gjatë sezonit të verës mundësinë që të ushtrojmë fuqinë legjislative të situatës së kësaj përballje për të ndihmuar në mbrojtjen nga përhapja”, tha Rama. Ai tha se vala e dytë mund të vijë në vjeshtë. Sakaq theksoi se edhe nëse kjo ndodh qeveria po përgatitet për ta përballuar pa një izolim të dytë. “Virusi nuk ka ikur. Vala e dytë thuhet se do të vijë në vjeshtë, mund të vijë, mund të mos vijë, nuk e dimë se çfarë impakti do të ketë fluksi i turistëve, por duhet të jemi gati. Ne vijojmë që të përgatitemi. Praktikisht është gati nëse do të na duhet të përballemi me flukse që i kalojnë kapacitetet e spitaleve që kemi”, tha Rama. ​

Gati testimi serologjik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi dje se deri tani janë testuar mbi 1400 personel shëndetësor në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT. Ministrja tha se testimi serologjik ka vijuar dhe pozitiviteti rezulton 9%, që tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar, pra 9% e rasteve kanë patur krijimin e antitrupave. “Testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë është gati një plan dhe po pritet miratimi nga Komiteti Teknik i ekspertëve. Është duke u përgatitur një skemë e kampionit të popullatës për testim serologjik, po presim sugjerimet e ekspertëve për vendosjen e kritereve”, tha Manastirliu.