BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Politike

Numri i viktimave nga Covid-19, Paloka bën deklaratën e fortë për kryeministrin: Rama po kërcënon Prokurorinë që të mos …

Numri i viktimave nga Covid-19, Paloka bën deklaratën e fortë

Akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për fshehje të numrit të viktimave, ngjallën reagime të shumta nga ana e qeverisë dhe nga një grup mjekësh që i hodhën poshtë ato.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka thënë se kryeministri Edi Rama po kërcënon Prokurorinë që të mos zhvillohen hetime në lidhje me këtë ngjarje.

“Nuk është rasti i parë që Rama kërcënon drejtësinë, gjykatat. Ky është kërcënim i hapur.  Padia është publike dhe në raste të tilla Prokuroria vepron vetë. I është bërë thirrje Prokurorisë të hetojë dhe mjafton që të verifikohen dokumetat e Morgut në spital. Është kaq e thjeshtë, të marrë dëshmitarë, të pyesë. Rama e di se çfarë rezultatesh do të kishte nëse një Prokurori serioze dhe e pavarur do të shkonte të hetonte, prandaj e bën atë kërcënim.”-tha numri 2 i PD në RTV Ora.