
Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

“Numrin ma dha miku ynë Vuçiç”, Edi Paloka nxjerr mesazhin e Ramës dhe ngre dyshimet e forta: A thua të jetë rastësi?

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Nëntor 2020

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një mesazh ku pretendohet se kryeministri Edi Rama ia ka dërguar ish-futbollistit të kombëtares së Serbisë , Sinisa Mihajlovic. Ish-futbollisti i kombëtares së Serbisë, ka botuar së fundmi librin e tij ku rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë. Në një pjesë të rrëfimit ai bën publik dhe mesazhin që i ka dërguar kryeministri Rama në telefon.
Paloka shprehet se si ky mesazh që bëhet publik në kohën kur krerët e UÇK-së janë në Hagë, si dhe vlerësimi i Bregoviçit me çelsin e Tiranës, nuk janë rastësi.
Postimi i Palokës
E “zbulon” Mihajllovic ne librin e tij.
Rama kryeminister i con mesazh ish-futbollistit te kombetares se Serbise i njohur per qendrimet nacionaliste gjate luftes: “Numrin ma dha miku yne i perbashket Aleksander Vucic...”
Nje mesazh qe flet shume per Edvin Ramen, karakterin e deformuar dhe “simpatite” e ketij “patrioti te madh” ...
Pikerisht ne kohen qe drejtuesit e UÇK-se jane ne Hage dhe Rama me vemjet rreth tij po bejne cfare eshte e mundur per ti dhene nje dore Vucicit gjoja duke sulmuar Bashen, publikohet nje tjeter fakt interesant...
Ish-futbollisti i kombetares se Serbise , Sinisa Mihajlovic ka botuar se fundmi nje liber per luften e tij me nje semundje te rende. Nder te tjera ne liber ai zbulon dhe mesazhin qe i ka derguar kryeministri i Shqiperise Rama !
Ky fakt ( i fshehur cuditerisht nga Rama qe publikon edhe banalitetet me te vogla) eshte botuar sot ne gazeten Panorama Sport. Lexoni cfare shkruan Rama. Nje mesazh qe tregon shume jo vetem per “simpatite” e ketij “patrioti” te madh por dhe per difektet e shtremberimet karakteriale...
“I dashur mister. Jam Edi Rama, kryeminister i Shqiperise , ish-lojtar i kombetares shqiptare te basketbollit dhe NJE ADMIRUES I VJETER I SAMPDORIAS SE VUJADIN BOSHKOVIT...”
Deri ketu kemi vetem nje Rame narciz dhe genjeshtar te vogel, sic e njohim te gjithe. Na paska dale dhe “admirues” i Sampdorias pasi ka kaluar me rradhe gjithe ekipet e tjera .
Ne fakt e gjitha kjo nuk ka lidhje me futbollin , se Rama eshte komplet injorant ne futboll e pervec tersit ne futboll nuk sjell gje tjeter.
Fakti qe Rama permend nje tjeter trajner te njohur si Boshkov ka lidhje thjesht me nacionalitetin e tij serb.
Me poshte ne mesazh Rama i shkruan Mihajllovicit:
“ E mora numrin tuaj te telefonit nepermjet MIKUT TONE TE PERBASHKET ALEKSANDER VUCIC. Folem per ju dje ne mbremje ketu ne Novi Sad...”
Kaq!
Me siguri pas ketij publikimi do hidhen goret ne mbrojtje e do fillojne me
“Cfare te keqe ka ti shkruash nje futbollisti qe ka kaluar nje semundje te rende...etj etj”
Po ju pergjigjem paraprakisht
Sigurisht nuk eshte “tradheti” ti shkruash nje futbollisti, per kete ka boll prova te tjera qe fillojne me planet per ndarjen e Kosoves, po ketu shfaqen “simpatite nacionale” te ketij patriotit qe kemi kryeminister.
Ky admiruesi i futbollit pak dite me pare nuk lejoi Andi Lilen ne stadiumin e tij. Ishte rasti i dyte qe Lilen e nxirrnin me dhune nga nje stadium, i pari ishte ne Beograd ku ai u perlesh per flamurin tone.
Po nje pyetje ; A i ka derguar per shembull ndonje mesazh Fadil Vokrrit, ky “admiruesi” i futbollit kur legjenda e futbollit kosovar po luftonte me semundjen apo nuk kishte kush ja jepte numrin se nderkohe ishte nderkryer me gjithe kryeministrat dhe lideret politike te Kosoves? Ja pra qe nuk eshte nje mesazh i thjeshte i nje admiruesi te futbollit po me shume se aq dhe kete e sqaron dhe nje “detaj” ; ashtu si Bregovici qe Rama i dha Celsin e Tiranes per ta nderuar edhe Mihajlovici njihet per deklaratat e tij nacionaliste gjate luftes ne ish-Jugosllavi dhe Kosove...
A thua te jete rastesi...?!!! Mesazh nje nacionalisti serb me numrin qe ta jep “miku i perbashket” ish zedhenes i Miloshevicit
Më të lexuarat


Do të vaksinohet? Meta i jep mesazhin e fortë Ramës: Më shqetëson shumë fakti që...

Zgjedhjet në Kosovë / Lëvizja Vetëvendosje publikon listën prej 110 kandidatësh

“Do të ndodhë përmbysja e madhe", Ilir Meta paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Do të jetë përsëri Kryetar Shteti? Ilir Meta e thotë për herë të parë: Ja ku e shoh veten pas 2022-it

Koalicion i madh PD-PS? Përgjigjet Ilir Meta dhe paralajmëron ‘fundin tragjik’ për Ramën

Letra e ambasadës franceze për Ramën, shpërthen Basha: E turpshme! Tirja i qeverisë sulmon...

I japin Ramës një dhuratë! Nxënësit përballen me të papriturën: Do ta vendos tek Kryeministria (VIDEO)

“Ata që janë shpallur non grata nga SHBA nuk duhet të kandidojnë”, Manjani i jep përgjigjen e fortë Yuri Kim: Kështu nuk kemi gjë në terezi, pasi...

“Kurtit i është rritur pasuria nga 0 në 400 mijë euro”/ Zëdhënësi i PDK’së zbardh pasurinë marramendëse: 40 mijë euro vetëm pagë vjetore

“Si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi”/ Veliaj tregon planet: Mandati i tretë për PS, historik; për fitoren e madhe kemi edhe ...
