
COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH zbardh bilancin e 24 orëve të fundit

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Maj 2022

Sali Berisha me tone motivuese ka theksuar se objektivi i radhës i opozitës është të rrëzojnë qeverinë të cilën e quajti “kalbësirë”.
“T’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Ata që mendojnë se ky regjim është i fortë gabojnë. Ka para krimi pafund. Ky regjim është kalbësirë kalbësirë kalbësirë. Pse e Rithemeluan anëtarët PD? E Rithemeluan se sepse e panë se Shqipërua humbu orientimin e saj perëndimor. Rama fajin e gjen te Europa dhe përpiqet të kërcënojë. Dumani një serial killer i cili vriste në të katër anët për llogari të bandave të qeverisë. Cili nuk e dinte cili nuk dinte lidhjet direkt me Ramën të bandës së Elbasanit të Durrësit Shkodrës e bandave të tjera. Cili si dinte lidhjet patologjike të Taulant Ballës me Suel Çelën, të gjithë i dinin por tani ato kanë dalë sheshit”.
Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Berisha shtoi se demokratët presin prej tyre “udhëheqje, vizion, vendosmëri çdo ditë”.
“Si mund të jetë problem udhëheqja e opozitës? Dy janë sëmundjet e saj më kryesore, e para pazaret me qeverinë. Pazaret për interesa personale. Ato detyrojnë udhëheqjen të shkelmojnë mbi interesat e anëtarëve dhe shembulli më tragjik jemi ne, PD në vitet e shkuara. Ndaj dhe këtë mësim nuk duhet ta harrojmë kurrë, por sot ne kemi një ndryshim të madh.
Ju uleni në këtë sallë tërësisht si përfaqësues të demokratëve shqiptarë të zgjedhur me votën e tyre, përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo të Kryesisë apo kryetarit të partisë. Kjo do të thotë që jeni përfaqësues të mënyrës më të shkëlqyer të përfaqësimit, të atyre që u besojnë, që ringritën PD në këtë nivel që e mbajnë gjallë e drejtimin e saj para alternativës “to bo or not to be”. Ata presin nga ju udhëheqje, vizion, vendosmëri çdo ditë.
Sëmundja e dytë, e udhëheqjes opozitare, me efekte shkatërrimtare për opozitën është protagonizimi vantosh opozitar, të kënaqurit me protagonizmin se ke një karrige se ke një vend e mandat, një post, dhe të tjerët të shohin, po ti çfarë bën? Opozita profesioniste është opozitë që nuk duhet të ekzistojë.
Ndaj për të mos qene opozitë profesioniste ka vetëm një antidodë. Qëndron në pyetjen e thjeshtë, duhet ti shtrojmë vetes sonë, unë e ju të gjithë, të gjithë drejtuesit e degëve të PD, cdo mëngjes çfarë do bëj unë kundër këtij regjimi? Një betejë e paparë ndonjëherë në Shqipëri është jetike për përmbysjen e tij. Pse anëtarët tanë rithemeluan PD? E çfarë kuptimi ka kjo? Ata e Rithemeluan si parti të lirive e të drejtave, ne të jemi mbrojtësit më kreyesorë, e të realizojmë se s’ka vend në botë përveç Rusisë e Bjellorusisë ku të drejtat e liritë të dhunohesh me shumë se sa nga ky regjim. Ku është zëri ynë? Duhet të pyesim ku është qëndrimi ynë, qëndresa jonë? Duhet të hedhim tërësisht mbrapa e poshtë qëndrimet e deritanishme apatike të PD. Demokratët janë gati për beteja, presin vetëm udhëheqjen tuaj”.
Më të lexuarat


Habit me deklaratën e tij Nano: Enver Hoxha nuk ishte devijim apo përjashtim nga soji, na përfaqëson në mënyrë fantastike shoqërinë dhe kombin shqiptar!

Amnistia Fiskale, Tabaku kritikon ashpër qeverinë: Emigrantët po përdoren si mish për top, Rama po e kthen Shqipërinë në parajsë të parave të krimit

Monika Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Veliajt: Sqaro firmën tënde në dokumente, që ndryshoi fatin e një koncesioni të paligjshëm, shihemi në SPAK

Vendimi i Qeverisë për të dhënë me koncesion tek privati deri në 40 vjet Pallatin e Brigadave/ Spartak Braho zbardh prapaskenat: Në Surrel do shkojë t’i bëjë pritjet shtetërore? Kam dyshime se...

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“Lista Investitorëve Strategjik për të vënë duart në kokë!”/ Spartak Braho shpërthen me tone të ashpra, tregon kush po i merr këto prona: Janë bankomatet e Edi Ramës! Do të mbahet mend si Enveri apo…

"Do kemi një plan..."/ Kryemadhi zbulon lëvizjen e parë të LSI më 25 korrik: Vendosim të ardhmen! Pse duhet t’i bashkoheni protestës së 7 korrikut

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima
