BREAKING NEWS

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x
BREAKING NEWS

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të shpëtojë nga dosja e spiunit, njësoj siç ia hodhi paq me videon me zë dhe figurë të Dritan Priftit, ja prapaskenat

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të
x
BREAKING NEWS

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë pa përfshirë..."/ Gazetari i njohur zbardh skandalin e fundit, zbulon sa kushtoi dhoma e Ramës në hotelin luksoz në Manhatan: Ishin vetëm ky dhe kryeministri i Marokut!

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë pa
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Banda e Ilir Metës më ka kërcënuar me vrasje, ja dosja tjetër “përvëluese” për ish-presidentin që do të çoj në SPAK, shumë shpejt do të arrestohen dy kokat më të mëdha të politikës

Idajet Beqiri: Banda e Ilir Metës më ka kërcënuar me vrasje,
x
BREAKING NEWS

Kaos në Rusi, fillojnë komplotet për të rrëzuar nga pushteti Vladimir Putinin, dalin për herë të parë 8 emrat surprizë që mund të zëvendësojnë “Carin”

Kaos në Rusi, fillojnë komplotet për të rrëzuar nga
x

Politike

Nxehet “lufta” mes Veliajt dhe Metës: Për të jetuar unë shisja fiq, ai spiunonte miqtë, ka nostalgji për Tiranën e fuksave dhe e ngatërron me Kabulin

Nxehet “lufta” mes Veliajt dhe Metës: Për të jetuar

Ditët e fundit ka nisur një “luftë” akuzash mes ish-presidentit Ilir Meta dhe  kryebashkiakut Erion Veliajt. E gjitha nisi me një postim të Metës në Facebook të Tiranës në vitin 1981 dhe në vitin 2021. Por sherri kaloi edhe në ofendime e vijoi edhe në konferencën për media të Ilir Metës i cili e cilësoi Veliajn si 'qen të pa vaksinuar' të Tiranës. Akuzave të Metës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur sërish ditën e djeshme gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet. “E di që ka nga ata që e quajnë veten “çuna të Pazarit” dhe kanë nostalgji për Tiranën e fuksave duke e ngatërruar Tiranën me Kabulin, por fakti është ky, që, siç erdhën këta nga qytetet e tjera dhe ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne, ashtu kjo Tiranë do ofrohet edhe për studentët që janë këtu, të cilët 9 nga 10, sipas statistikave, nuk kthehen më në qytetet e tyre; 9 nga 10 do vijnë në Tiranë, 9 nga 10 do gjejnë një punë në Tiranë, do krijojnë një familje në Tiranë dhe do të sjellin fëmijët tek kjo shkollë. Është pa sens jo vetëm të krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke hallet e “Sigurimit”, po është racizëm banal që të thuash që kjo Tiranë po na mbyt, po na mbingarkohet, kur vetë je histori suksesi, je bërë edhe kryeministër edhe president, i ke pasur të gjithë të mirat e kësaj bote prej kësaj Tirane, që u hap për ty dhe do të hapet edhe për të gjithë të tjerët që do të vijnë, sepse është destinacioni i Tiranës”, ka thënë Veliaj gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.

Veliaj: Meta shiti miqtë duke i spiunuar, për karrierë

Drejtuesi politik socialist i Tiranës thotë se ndërsa ai në rini të tij shiste fiq, ish presidenti shiste miqtë e tij duke i përgjuar si sigurims. Veliaj thotë se Meta kërkon votat e PD dhe nuk ka asnjë interes për të mirën e Tiranes. “Pasi ka bastisur të gjithë zyrat e shtetit shqiptar, për herë të pare mbas 30 vjetësh është 3 javë pa punë dhe qartazi është një skemë që dhe ai dhe Sali Berisha bëjnë, jetojnë të dy në Gjirin e Lalzit, nuk jetojnë fare në Tiranë. Shoqëria jonë nuk është shoqëria as e fuksave të sigurimit të viteve 80, as e partisë së punës së Saliut te asaj periudhe te erret te Shqipërisë. Ai dhe Sali Berisha kane pasur çdo post ne Shqipëri, ata mund ta kishin bere Tiranen lule, por te gjykosh se si dikush del te liqeni dhe thotë Tirana e pastër dhe dola për vrap, dhe pastaj poston një foto të Kabulit do të thotë që ai sot nuk është vetëm sigurimsi Ilir Meta, ai sot është pacienti Ilir Meta dhe ai sot po sillet si taleban, pra e vetmja gjë që e bashkon me Kabulin përveç fotove që përdor për të fyer Tiranën, është sjellja prej talebani. Unë e di që sapo te jepet kjo interviste, te gjithë minionet e Ilirit dhe Saliut do me kujtojnë fiqtë po është tjetër gjë te shesësh fiqt dhe është tjetër gjë të shesësh miqtë dhe kjo është diferenca e madhe mes meje dhe Ilrit. Une kam shitur fiqtë për te mbijetuar kurse Iliri ka shitur miqtë duke i spiunuar për të bërë karrierë. Jemi dy bote te ndryshme dhe unë besoj që ne këtë beteje politike ndahen këto dy bote”, tha Veliaj.

Më të lexuarat