
Postuar: 14/08/2019 - 19:17
Kryeministri Edi Rama sapo ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të regjizorit të njohur Gjergj Xhuvani, ka publikuar një status ngushëllimi ku shkruan: O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit. Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment… Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri. S’kam fjalë…

/Agjensia e Lajmeve Sot News/