BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

OBSH ende pa strategji, Ghebreyesus paralajmëron se virusi do jetë prezent për shumë kohë, luftë e fortë për kapjen e tregut të vaksinës

OBSH ende pa strategji, Ghebreyesus paralajmëron se virusi do jetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë vijon të jetë ende pa një strategji të qartë për përballjen e koronavirusit dhe për vaksinën. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se virusi do jetë prezent për shumë kohë, duke vijuar kësisoj me përhapjen e panikut. “Vetëm të mendosh se para gjashtë muajsh, kur ne rekomanduam që të shpallet emergjencë shëndetësore, atëbotë kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje të regjistruar jashtë Kinës. Pandemia është një krizë që ndodh një herë brenda një shekulli, efektet e së cilës do të ndihen për dekada”, tha ai. Ky vlerësim i OBSH-së, erdhi vetëm një ditë pasi komiteti i emergjencave të kësaj organizate, u takua për të vlerësuar krizën, gjashtë muaj pasi e shpalli koronavirusin si emergjencë shëndetësore publike, me shqetësim ndërkombëtar. “Komiteti ka vlerësuar kohëzgjatjen e parashikuar të pandemisë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të komunitetit kombëtar, rajonal dhe global”, thuhet në deklaratën e OBSH-së. Të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, dëshmojnë se që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirusin e ri në Kinë në fund të vitit 2019, ky virus ka marrë jetën e më shumë se 681,000 personave dhe të paktën 17,7 milionë persona janë infektuar. Pandemia e koronavirusit u përhap me shpejtësi në mbarë botën, duke detyruar shumë shtete që të aplikojnë masa të ashpra të izolimit. Ndërkaq shumë shtete të tjera e kanë përdorur virusin për veprime autoritare dhe për të kaluar ligje që cënojnë të drejtat e individit. Pak kohë më parë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer i bëri thirrje shteteve të ndryshme që të ndalin këto veprime. Shumë vende kanë goditur median dhe kanë përdorur pandeminë për të bërë propagandë.

Ja paniku i përhapur nga OBSH

Rreth 7 muaj pas shfaqjes për herë të parë në Kinë të koronavirusit, OBSH-ja ka vazhduar të shfaqet tejet e shqetësuar në lidhje me pandeminë, duke përhapur panik tek qytetarët. OBSH ka bërë në mënyrë konstante deklarata ku paralajmëron rikthim të frikshëm të virusit. Pak kohë më parë OSBH bëri një tjetër deklaratë ku paralajmëronte rikthim të virusit dhe theksoi nevojën e izolimit. “Një botë e ndarë e ndihmon koronavirusin të përhapet shpejt”, ka theksuar kreu i OBSH. Sakaq OBSH-ja njoftoi gjithashtu se do të dërgonte në Kinë një ekip studiuesish për të hedhur dritë mbi mënyrën se si nisi pandemia 6 muaj më parë, pas disa raportimeve për pacientë të shumtë me pneumoni, si pasojë e një shkaku të panjohur, si dhe për të kuptuar prejardhjen e Covid-19. Kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se virusi ka ende shumë liri lëvizje. “Pyetja që na mundon tani është se si do të bashkëjetojmë me këtë virus në muajt e ardhshëm dhe a do të jetë Covid normalja e re e jetës sonë”, tha ai. Më tej gjatë një konference për shtyp kur pandemia shënonte 6 muaj që nga momenti që nisi të përhapej, ai tha se përvjetori gjashtëmujor i epidemisë përkon me arritjen e 10 milionë rasteve të Covid-19 dhe mbi 500,000 viktimave, duke shtuar më tej frikën tek popullsia. Ghebreyesus tha se tani është koha që të gjithë të reflektojmë mbi përparimin që kemi bërë dhe mësimet që kemi nxjerrë. “Gjashtë muaj më parë, askush nga ne nuk mund ta imagjinonte sesi bota jonë dhe jeta jonë do të trazohej nga ky virus i ri. Pandemia Covid-19 nxori në pah më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit. Ne kemi qenë dëshmitarë të rezistencës, solidaritetit dhe mirësisë. Por kemi parë gjithashtu shenja stigme, dezinformimi dhe politizimi të pandemisë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Më të lexuarat