
Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, raportohen të plagosur dhe viktima

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i PL-së shpërthen ndaj kryeministrit: Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin...

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Odhise Porodini: Berisha ka punuar kundër interesave të Shqipërisë, duhet të shkojë në burg për krimet që ka bërë, LANÇ epopeja e lavdishme e popullit shqiptar që s’mund të bëhet pis nga Saliu

Shkruar nga Rigels Seliman 1 Dhjetor 2022

Dita e Çlirimit e njohur ndryshe si 29 nëntori dhe roli i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, vijon të jetë “mollë sherri” mes ballistëve dhe komunistëve, të cilët kanë këndvështrime të ndryshme për këtë datë dhe sidomos mbi luftën partizane. Dy ditë më parë në gjithë Shqipërinë u festua Dita e Çlirimit, ndërkohë që kjo datë e shënuar është bërë “pis” nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili provokoi në këtë 29-Nëntor, teksa luftën partizane e cilësoi vëllavrasëse. Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale dhe pasqyruara gjerësisht edhe nga mediat pranë tij, Berisha hodhi akuza ndaj partizanëve për gjenocid dhe krime. Por kjo deklaratë e fortë e Berishës, nuk ka kaluara në heshtje, pasi është dënuar nga të gjithë, veçanërisht nga veteranët dhe pasardhësit e partizanëve. Kështu, Odhise Porodini, kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare u shpreh gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, u shpreh i bindur se Sali Berisha është një personazh që ka punuar kundër interesave të Shqipërisë dhe si i tillë ai duhet të kalojë pjese e mbetur të jetës në burg. “Sali Berisha është një armik i popullit që ka shumë jetë njerëzish në kurriz. Është njeriu që i ka sjell shkatërrime këtij vendi, është njeri që është jashtë sepse drejtësi këtu nuk ka. Ne si organizatë të veteranëve e konsiderojmë si armik që e ka vendin në burg. Ai e shkatërroj këtë vend.
LANÇ, luftë legjendare
Më tej kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Odhise Porodini u shpreh se LANÇ është luftë legjendare, që s’mund të bëhet pis nga Berisha. “Ai ka urrejtje për LANÇ sepse LANÇ është ajo luftë legjendare që Shqipëria u çlirua dhe Berisha nuk e do këtë, ai do që Shqipëria të rri nën pushtimin e të huajve dhe të mos çlirohet. Ajo luftë është e rëndësishme sepse pa të ky popull nuk do të kishte liri”, u shpreh ai.
Ja pse PD nuk e njeh 29 nëntorin
Ndërkohë, kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Odhise Porodini zbuloi edhe arsyen se përse Partia Demokratike nuk e njeh 29 nëntorin (Ditën e Çlirimit). “Partia Demokratike është parti e ekstremit të djathtë. Mirë ne nuk na besojnë që kemi luftuar kur u çlirua vendi po dokumentet që i vërtetojnë edhe vet gjermanët këta nuk i besojnë. Ata kanë thënë vet se në datën 29 ne jemi larguar nga Shkodra”, tha ai. Ndërkohë, zoti Porodini u pyet nëse ballistët dhe zogistët kanë dhënë kontribut ne çlirimin e vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ata udhëhiqnin operacionet e fashistëve italian dhe nazistëve gjerman. Gjermanët nuk i njihnin, po ishin këta që i spiunonin dhe thoshin e vrisni atë se është spiun. Ata nuk kanë dhënë asnjë kontribut”, nënvizoi kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Odhise Porodini për gazetën “SOT”.
Box 1
Porodini: Historia e LANÇ është shkuar me shkronja të arta
“Historia e luftës është shumë e pasur, është shkuar me shkronja të arta dhe me gjakun e atyre 28 mijë dëshmorëve të rënë për vendin e tyre dhe me sakrificën e atij populli që luftoi trimërisht dhe mundi pushtuesit e huaj. Historia është bërë, mbase mund të ketë ndonjë problem që duhet shtjelluar akoma mbase kjo po, por jo për ta rishikuar dhe për ta deformuar, nëse ka qëllime të tilla mendoj se këto duhet që të shmangen. Historinë mund ta pasurosh, por kjo s’do të thotë se duhet që ta falsifikosh dhe ta shkatërrosh. Ne jemi kundër kësaj gjëje, ne jemi për një pasurim të historisë dhe jo për rishikim, hajde ta shikojmë se janë bërë gabime në të. Këta që dalin tani pjesa më e madhe janë për ta deformuar”, deklaroi kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Odhise Porodini.
Më të lexuarat


Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot

Sulmi me armë te Top Channel, shpërthen Blendi Fevziu: Është dy herë më e rëndë si situatë, i llogaritë njeri këto viktima të pafajshme?

Berisha thirrje Linda Ramës: Hiqe vajzën, të mos marrë pjesë në tendera!

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i PL-së shpërthen ndaj kryeministrit: Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin...

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Gara për Tiranën, regjistrohet edhe ish-deputetja e PD (EMRI)

Albin Kurti tregon datën se kur do të mbahet takimi i radhës në Bruksel

Rama 'kujtohet' pas 10 vitesh qeverisje: S’ka më leje ndërtimi për kompanitë nëse nuk garantojnë pagat e punonjësve

Kodi Zgjedhor ndalon rritje pagash e pensionesh 4 muaj para zgjedhjeve, Rama shkel rëndë ligjin elektoral. U jep pensionistëve 5 mijë lekë në prag 14 majit, premtime edhe për administratën
