BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Politike

Oerd Bylykbashi ngre akuza të forta: Gjykatës po i bëhet presion për të zvarritur regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit nga ky person

Oerd Bylykbashi ngre akuza të forta: Gjykatës po i bëhet presion

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndikon te gjykata për të penguar dhe zvarritur procesin e regjistrimit të statutit të 11 dhjetorit.

“Ka një pengesë, një zvarritje për ta çuar përtej afateve ligjore të zgjedhjeve vendimmarrjen që për një gjykatë do të ishte e vështirë të vendoste kundër kuvendit të 11 dhjetorit, që ka marrë vendim për shkarkimin e zotit Basha. Gjykata duhet të bëjë diçka të pamundur për ta rrëzuar këtë. Vetëm vonesa për të nxjerrë jashtë procesit zgjedhor e cila nuk mund të realizohet pa mbështetjen e Edi Ramës, i jep dorë Bashës që të tundë një vërtetim me të dhëna të 2017-2018-ës.

Urojmë që gjykata nuk do të hyjë në komplikime që nuk do krijojnë precedentë për më vonë.  Vula e një individi nuk ndryshon votën e 4446 delegatëve që vendosën për ta shkarkuar, çekiçi i i një gjyqtari nuk zëvendëson delegatët, as vula e as çekiçi nuk zëvendësojnë delegatët e anëtarët. Janë anëtarët që zgjedhin organet e tyre” në A2 CNN.

Si njohës i mirë i ligjit, Bylykbashi sqaron atë që thotë ligji për regjistrimin e partive për logon dhe simbolet. Në rastin konkret, ai thekson se vërtetimi nga gjykata që përdori Basha i përket vitit 2017-2018, ku logo është PD-PDSH dhe nuk i korrespondon asaj që ka vendosur Basha në statutin e 17 korrikut, që ishte vetëm PD, por i përket atij që është vendosur më 11 dhjetor 2021.

“Gjykata është tërësisht në shkelje të ligjit. Ligji e përcakton qartë që regjistrimi i partisë bëhet brenda 30 ditësh dhe të njëjtat procedua shërbejnë edhe kur ka ndryshime, janë të gjitha të dhën të rëndësishme si në regjistrimin e për herë të parë apo ndryshime duhet një afat dhe të gjitha këto i kanë ndodhur PD-së se ka ndryshuar inicialet, ka rikthyer PDSH, që Basha e hoqi më 17 korrik mundet për t’ia dhuruar dikujt tjetër. Në statutin që miratoi është vetëm PD. Vendimi i 11 dhjetorit e rikthen të plotë por ka ndryshuar logo dhe vula.

Simbolika është gjithmonë e rëndësishme. Jemi rikthyer te logo e ‘91. Një partie këto të dhëna i duhen për fletën e votimit dhe kapërcimi i afatit që është 16 janari bën të pamundur për ne  të çojmë atë që ka vendosur anëtarësia. Me mosveprimet e saj gjykata ka bërë të mundur që vendimet e anëtarësisë të mos bëhen ekzekutive.

Vërtetimi nga gjykata, Basha e përdori sikur gjykata e kishte pranuar, por duhet të sqarojmë se statuti i korrikut i Bashës atë që ai tund ende, por që është i shfuqizuar nuk ka PD e PDSH, vërtetimi thotë PD-PDSH, që do të thotë se janë të dhëna të statutit 2018 dhe ai është statuti i fundit i regjistruar në shkelje të ligjit nga gjykata. Nuk i korrespondon atij që ka vendosur Basha, por 11 dhjetorit”, tha Bylykbashi. 

 

Më të lexuarat