Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Oerd Bylykbashi: Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 36 vota, shpartallim i Kushtetutës

Postuar: 07/12/2017 - 08:10

Partia Demokratike vijoi dje me akuzat e saj kundër kryeministrit Edi Rama sa i takon largimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe emërimit të një prokurori të përkohshëm. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 36 vota është në shkelje flagrante me Kushtetutën. Sipas tij, Kushtetuta e thotë qartë se prokurori duhet të zgjidhet me 84 vota, ndërsa shtoi se çdo mënyrë tjetër emërimi që tentohet nga mazhoranca është shpartallim i Kushtetutës. “Prokurori miratohet nga Parlamenti me 3/5. Gjatë gjithë kësaj kohe është bërë një përpjekje që të votohet me shumicë të thjeshtë. Edi Rama kërkon ta emërojë me 36 vota. Arsyeja është e qartë: të zgjedhë një prokuror për të pushuar çështjet e tij. Prokurori i Ramës urdhëron masë disiplinore për prokurorët e tjera dhe u heq çështjet nga dora. Për këtë do që ta bllokojë formimin e KLP. Do të ishte një shpartallim i Kushtetutës nëse e zgjedh kështu, kur Kushtetuta e ka të qartë se si zgjidhet. Detyrën për tu shprehur se si do të zgjidhet e ka KLP”, tha Bylykbashi. Më tej, ai e ndali theksin edhe tek reforma zgjedhore. Demokrati nënvizoi edhe një herë se prioritetet e PD janë dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe futja e elektronikës në procesin zgjedhor. “Çështja është absolutisht dekriminalizimi i zgjedhjeve. Ne kërkojmë jo vetëm heqjen e kriminelëve, por edhe zhdukjen e shitblerjes së votës pasi është krim, duhet ndëshkuar. Mbjellja dramatike e Shqipërisë me drogë për të blerë zgjedhjet që prodhon para, për të blerë pushtetin Edi Rama me të njerëzit e tij. Këtu në Shqipëri vazhdon ky problem, reforma zgjedhore pa një lufte kundër krimit e ka të pamundur. Duhet forcimi i politikës penale, ngushtimi hapësirave për shitblerje vote, karta fallso, korruptimi komisionerëve për të gjitha këto. Këto do na bëjnë të reduktojmë këtë fenomen, lista e zgjedhësve, përdorimi i administratës, ka probleme shumë të rënda”, theksoi Bylykbashi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.