BREAKING NEWS

Shkon në 197 numri i personave të prekur, vetëm 11 raste të reja me koronavirus për 24 orë

Shkon në 197 numri i personave të prekur, vetëm 11 raste të
x

Politike

‘Ok’ për hapjen e negociatave, Ditmir Bushati ka një propozim për palët politike: Ka ardhur koha!

‘Ok’ për hapjen e negociatave, Ditmir Bushati ka një

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, u shpreh se është i nevojshëm një “pakt për Evropën” mes aktorëve të klasës politike në vendi në mënyrë që procesi i integrimit të përshpejtohet.

“Nuk flas për bashkëqeverisje, përkundrazi ka praktika të vendeve të tjera. Për shembull, Spanja kur po largohej nga situata me Frankon dhe hyri në periudhën post-frankiste, bëri një pakt për Evropën. Kroacia që është në rajonin tonë, nuk e konsideroi një pakt për Evropën, por ishte një dritë e gjelbër për një sërë ligjesh dhe ndërtimit të disa institucioneve ku kishte konsensus dhe bashkëpunim politik”, deklaroi Bushati.

Ashtu si në frymën e mbajtjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ish-ministri kërkoi që aktorët në vend të ulën për të diskutuar për integrimin për të përcaktuar hartën e rrugës që duhet të ndiqet dhe jo thjesht për të diskutuar mbi disa kërkesa që vijnë nga Brukseli apo Bundestagu.

“Pse mos të ulemi të gjithë së bashkë për të miratuar disa rregulla. Është koha për ta riparë qasjen tonë përkundrejt procesit të integrimit. Risia e vendimit të BE, duhet lexuar si mbajtje e derës hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por reformat varen prej nesh dhe prej askujt tjetër”, tha deputeti socialist.

“Pakti nënkupton që aktorët politikë të bien dakord për ngritjen e disa institucioneve dhe respektimin e tyre edhe kur nuk biem dakord. Duhet të garantojmë një situatë të ndryshme politike dhe të krijojmë një unitet, pasi integrimi shkon përtej mandatit të një qeverie dhe duhet të kemi një qasje strategjike”, shtoi Bushati.