BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

‘Ok’ për negociatat, Soreca del në një komunikim të hapur me qytetarët dhe liston arritjet e Shqipërisë në 6 muajt e fundit

‘Ok’ për negociatat, Soreca del në një komunikim

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca në një komunikim të hapur me qytetarët ka folur në lidhje me vendimin për çeljen e negociatave që u mor nga ministrat e BE, por edhe për çështjen e COVID-19.

 “24 Marsi është një ditë historike për Shqipërinë, që e ka sjellë më pranë BE-së në një status tjetër. Ne do të flasim për këtë gjë dhe COVID-19. Progresi i Shqipërisë nga tetori i vitit të kaluar. E rëndësishme ka qenë që Shqipëria të bënte përparim dhe ecuri përpara, kjo ka qenë kritike. Po përmend disa arritje në 6 muajt e fundit, krijimi i SPAK, emërimi i kreut të ILD, prokurorit të përgjithshëm, drejtorit të BKH pas pak ditësh që do të mbarojë. Por edhe tryeza për reformën zgjedhore”, tha ndër të tjera Soreca.