
Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

OKB jep alarmin: Shqetësuese ulja e buxhetit për shëndetësinë në Shqipëri, fokusi te Covid-19 ka bllokuar kurimin e sëmundjeve të tjera

Shkruar nga Arbjona ÇIBUKU 7 Gusht 2020
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin, ku ka deklaruar se është shqetësuese ulja e buxhetit për shëndetësinë në Shqipëri. Sipas OKB-së, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë, nga gjithë shtetet e Europës Juglindore. Në një raport të fundit që ka publikuar Organizata e Kombeve të Bashkuara, theksohet rreziku se mund të anashkalohet trajtimi i sëmundjeve të tjera. Këtu ndikon ndër të tjera dhe fakti që një pjesë e mirë e buxhetit është rialokuar për Covid-19 dhe është ulur vëmendja për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të tjera. Raporti vë në dukje se, projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022, tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10%. “Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri (2.97%) sesa në shumicën e vendeve të Europës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022. Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese nëse duhet të ndërtojmë dhe të fuqizojmë një sistem shëndetësor më të mirë. Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID-19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport.
Raporti i OKB
Ndër të tjera raporti i OKB, thekson se është e rëndësishme që Shqipëria ka treguar një aftësi të shpejtë dhe intensive të qeverisjes së sistemit shëndetësor dhe reagimit. Raporti përmend këtu, aktet ligjore, identifikimin e hershëm, testimin dhe përcjelljen e rasteve, transferimin dhe zhvendosjen e fondeve, riorganizimin e shërbimeve dhe fuqinë punëtore shëndetësore, dhe monitorimin dhe shërbimet e informacionit. OKB deklaron se këto duhet të vazhdojnë dhe madje të forcohen. Më tej raporti nënvizon se, gjatë periudhës së izolimit, janë prekur një numër i madh shërbimesh publike. Sipas OKB, kjo mund të çojë në një “valë” të mundshme të sëmundjeve që nuk lidhen me COVID. “Në nivelin e pacientëve, të gjitha shërbimet u pezulluan përveç urgjencës dhe ndjekjes/trajtimit për disa kategori të pacientët; dhe në nivelin ambulant, kontaktet e personelit shëndetësor me pacientët u minimizuan. Duhet vëmendje specifike për të rifilluar imunizimin, kontrollimin e kancerit, menaxhimin e rasteve të pacientëve kronikë, pacientëve me HIV dhe TB dhe programe të shëndetit publik”, thekson raporti i OKB.
Rialokimi i buxhetit
Sa i takon rialokimit të buxhetit, raporti thekson se, për COVID -19 rialokimit, do të ketë efekte afatgjata në shërbimet shëndetësore dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor, si dhe të ndikojë sektorët e tjerë. Sipas raportit 25 milionë dollarë u transferuan nga sektorët e tjerë. “25 milionë USD u transferuan nga sektorët e tjerë, fondet nga programet specifike shëndetësore të buxhetit u zhvendosën në aktivitetet e COVID-19, dhe një sferë e kontratave shëndetësore u pezullua. Kjo përkthehet në humbje, për sa i përket diagnozës së pazbuluar, humbjeve nga mosparandalimi, humbjet nga mungesa e trajtimit të duhur, si dhe humbjeve që mund të vijnë në vitet e shëndetshme të jetës”, thuhet në raport.
Më të lexuarat


Deklarata e fortë e Klevis Balliut, paralajmëron nxjerrjen e disa dokumenteve ‘sekrete’: Do ndodhë këtë jave!

Nuk ndalet kryeministri Rama, publikon pamjet nga premtimi i radhës i mbajtur nga qeveria e tij (FOTO)

Jorida Tabaku lë mënjanë për një moment politikën, nxjerr foton si rrallëherë ndonjëherë

“Nuk bëri kurrë kompromis me të keqen”, Lulzim Basha përkujton demokratin e njohur: Politikani model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend! (FOTO)

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Kushtetuesja nis punën me ligjin e pronave, ish-pronarët kundër draftit të qeverisë, më 4 shkurt rihapet debati

Berisha rrezikon të merret në pyetje nga SPAK, nis grumbullimi i dokumenteve për aferën e “Kompleksit Partizani”, do thirren të gjithë të akuzuarit

Berisha u përgjigjet sulmeve të Ramës pas 4 ditësh, e akuzon për shitjen e detit, asnjë pendesë për marrëveshjen e 2009

Thellohet skandali te “Shefqet Ndroqi”, dyshohet se janë përfshirë në korrupsion mjekë e infermierë, prokuroria zgjeron hetimet

Manastirliu: Rritje e numrit të rasteve të të shtruarve, brenda janarit mbërrijnë mbi 10 mijë doza të vaksinës
